Dogana e Kosovës ka njoftuar qytetarët të cilën bëjnë blerje online nga jashtë Kosovës se dërgesat me mallra deri në 35 euro lirohen nga detyrimet e importit.
Ky lirim do të zbatohet për dërgesat që dërgohen drejtpërdrejt nga një vend jashtë Kosovës tek pranuesi në territorin doganor të Republikës së Kosovës, me kusht që vlera e përgjithshme e mallrave për secilën dërgesë të mos tejkalojë shumën e përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.
Por Dogana e Kosovës ka theksuar se nga ky lirim nuk përfitojnë produktet alkoolike, parfumet dhe ujërat e tualetit, duhani dhe produktet e duhanit.
Ky institucion u ka bërë thirrje qytetarëve që para se të kryejnë një blerje online nga jashtë Kosovës, të informohen për rregullat doganore dhe kushtet e lirimit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

