Dragash, akuzon drejtorin e shkollës për sulm fizik

Opoja.net Opoja.net Opoja

Meriton Tërshnjaku nga Dragashi po pretendon se u sulmua me shufër metalike nga drejtori i shkollës fillore “Fetah Sylejmani”, Florim Çengaj.

Tërshnjaku që ka një biznes që merret me fushën e IT-së, deklaron se shkak i këtij sulmi është një problem i disa viteve më parë kur ky kishte vënë në pah një parregullsi në një proces prokurimi, ku kontrata i ishte dhënë një të afërmi të drejtorit.

Pretendimet e Tërshnjakut nuk u lajmëruan që t’i konfirmojë apo mohojë, vet drejtori Çengaj i cili u kontaktua nga Klani gjatë gjithë pasdites.

Rasti nuk është lajmëruar në policinë lokale, mirëpo Tërshnjaku thotë se bashkë me disa dëshmi që i posedon për parregullsi do t’i dorëzojë në gjykatë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-