Opoja.net

Dragash: Bexhet Xheladini nga LDK-ja bindshëm merr besimin e mërgatës!

Pas numërimit të votave që janë dërguar me postë nga mërgata, ka rezultuar se LDK-ja, përkatësisht kandidati i këtij subjekti për kryetar të Komunës, Bexhet Xheladini, gëzon besimin më të madh tek mërgimtarët e Dragashit, shkruan Radio Sharri përcjellë Opoja.net.

Lajmin e ka konfirmuar për redaksinë tonë nënkryetari i parë i degës së LDK-së në Dragash, Durak Salihu. “Rezultatet janë finale, sa iu përket votave me postë, që janë dërguar nga mërgimtarët tanë. Ne zyrtarisht jemi informuar nga përfaqësuesi ynë në KQZ, Florian Dushi.

137

Sa i lexoni lajmët në Portalin Opoja.net ?

Faleminderit për përgjigjen tuaj!

Dhe, bazuar në këtë rezultat, kandidati ynë, Bexhet Xheladini, ka kaluar çdo pritshmëri, duke marrë më shumë vota se krejt kandidatët tjerë bashkë”, tha Salihu.

Sipas numërimit që tashmë ka përfunduar, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ka marrë 359 vota. I dyti radhitet kandidati nga koalicioni boshnjak “Vakat”, Adnan Rexhepllari, i cili ka marrë 157 vota. Kryetari aktual, Shaban Shabani, i cili garon për mandatin e dytë nga PDK-ja, ka marrë 77 vota dhe e fundit rezulton të jetë Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht kandidatja e tyre për të parën e Komunës, Kaltrina Salihu, me 76 vota. /Radio Sharri Dragash/

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto