Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune hetimore lidhur me vjedhjen në tentativë, e cila pati ndodhur më datën 22 nëntor të këtij viti rreth orës 09:45 në Dragash, është arrestuar një i dyshuar mashkull i nacinalitetit goran.
“Njësitet policore pas një pune operative e kanë identifikuar dhe e kanë arrestuar me 12.12.2016 të dyshuarin mashkull K/Goran (i mitur), pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se është i përfshirë në raste të ndryshme të ‘vjedhjeve’ dhe ‘tentim vjedhje’ të shtëpive”, thuhet në raportin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.