Banorëve të Komunës se Dragashit iu është vështirësuar jeta pasi kanë mbetur pa energji elektrike që nga e mërkura.
Për ta evituar rrezikun në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe punëtorët e KEDS-it. Por këta e kishin të pamundur për tu ngjitur në kodrat e fshatit Brezne ku ishte shkaktuar prishja, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i ka thënë Klanit përmes postës elektronike se moti i ligë, i përcjellë me reshje bore dhe erëra të forta ka shkaktuar prishjen e daljes 35 kV (kilovolt) që furnizon atë pjesë.
Sipas tij, ekipet e KEDS do të sanojnë prishjen sa më shpejt që është e mundur, por kanë vështirësi të madhe, pasi ajo pjesë është e bllokuar.
Ndërkohë, rrugët në këtë anë malore janë pastruar dhe janë të kalueshme.
Kronikë nga Valon Rashiti