Asamblistët e komunës së Dragashit në një seancë të jashtëzakonshme kanë miratuar sot një deklaratë me anë së cilës kërkojnë lirimin e ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish – kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet franceze, sipas një urdhër arrestimi të lëshuar nga Serbia.
Delegatët e Kuvendit Komunal të Dragashit, në seancën e datës 31/01/2017, njëzëri, dënojnë arrestimin dhe mbajtjen e padrejtë në Francë të ish Kryeministrit të Kosovës dhe Liderit të Alancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj dhe miratojnë këtë Deklaratën, si vijon:
- Arrestimi i zotit Haradianj në bazë të fletëarrestit të Serbisë, për krimet e pretenduara për të cilat zoti Haradinaj, dy herë, është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, flet për një veprim politik e jo gjyqësor.
- Franca, për ne, është një vend mik që e ka njohur Repubikën e Kosovës, prandaj vendimi i autoriteteve gjyqësore të Francës që të ndalojë ish-kryeministrin e Kosovës dhe Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, është i papranueshëm.
- Kërkojmë nga shteti francez që në mbeshtetje me parimet e drejtësisë ndërkombetare, pa kushte të lirojë z,Haradinaj dhe ai të largohet, njëherë e përgjithmanë, nga lista e fletëarresteve të Serbisë, për tu lënë i lirë që të vazhdoj punën e tij.
- Kërkojmë nga Qeveria e Repubikës së Kosovës , që në procesin e dialogut me Serbinë, si prioritet, të vendosë heqjen e fletëarrestimeve të motivuara politikisht për qytetarët e Republikës së Kosovës.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.