Tetëmbëdhjetë ditë të fushatës për zgjedhjet lokale kanë kaluar tashmë, si çdo herë po përballemi me premtime të shumta nga liderët e partive politike në Kosovë. Mirëpo, janë qytetarët e komunës së Dragashit të cilët po përballen me një situatë aspak të mirë.
Një prej tyre që jeton në këtë vend ka treguar për ‘Indeksonline’ se prej dje rreth orës 4 të mëngjesit e deri sot kanë mbetur pa energji elektrike.
Pra, Dragashi qe 28 orë po qëndron pa rrymë, ku problemi i kësaj po del të jetë shkak i një prishje të largpërçuesit që është këputur në këtë vend.
Ndërsa, ende personat përgjegjës për këtë rast, nuk kanë dalë që të rregullojnë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.