Drejtoria e Arsimit në Dragash sot organizoi Olimpiadën Matematikore Komunale

Opoja.net Opoja.net Opoja

Pas organizimit të suksesshëm të garave të Fizikanëve të rinj sot në ambientet e SHML “Ruzhdi Berisha” – Dragash për herë të dytë po organizohet Olimpiada Matematikore Komunale.

Nga kjo garë do të caktohen përfaqësuesit e komunës së Dragashit në Olimpiada XI Matematike e Kosovës (OMK) e cila do të mbahet më 01. 02.2020, e shtunë, në ora 10:15.

Vendet e para dhe të dyta të klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta, dhe të 12-ta do ta përfaqësojnë komunën tonë në Olimpiadën Republikane.

Fituesit e Olimpiadës Republikane do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadën e 60-të
Ndërkombëtare të Matematikës (IMO) e cila mbahet në St. Petersburg, në Rusi, prej datës 08. 07. 2020.
Po ashtu, nga kjo garë caktohen edhe katër vajza që do të përfaqësojnë Kosovën në Garat
Evropiane të Matematikës për Vajza (angl. European Girls Mathematical Competition – EGMO), që mbahet në qytetin Egmond aan Zee, në Holandë, prej datës 15.04.2020 deri më datën 21.04.2020.
Testet e OMK-së po bazohen në standardin e arritshmërisë së gjimnazit, drejtimi shkencor, të
klasës përkatëse si dhe në testet e ngjashme të Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës.
Olimpiada XI Matematike e Kosovës do të mbahet në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-