Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Dragash ofron mbështetje financiare për OJQ-të

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Në një thirrje publike, drejtuar organizatave joqeveritare që merren me çështjet e kulturës, rinisë dhe sportit, dhe që aktivitetin e tyre e kanë të shtrirë brenda territorit të Komunës së Dragashit, DKRS në Dragash, e cila udhëhiqet nga Lirim Hajredini, u ka ofruar mbështetje financiare për realizimin e projekteve të tyre kulturore.

Në njoftimin e DKRS-së janë specifikuar edhe disa pika me interes të veçantë, ku kjo drejtori pritet të ofrojë mbështetje financiare. “Organizimi i Festivalit Burimor e Folklorik, Sofra e Ymer Prizrenit, Fuqizimi i rinisë, Mbështetja dhe fuqizimi i organizatave rinore në zhvillimin e aktiviteteve specifike për të rinjtë që ndikojnë drejtpë drejtpërsëdrejti në nxitjen e aktiviteteve në nxitjen e aktiviteteve në fusha të ndryshme, Promovimi i kulturës përmes filmit”, janë disa nga fushat ku do të përqendrohet drejtoria në ofrimin e mbështetjes financiare.

Më poshtë e keni të bashkëngjitur njfotimin e DKRS-së, ku do të mund të informoheni më detajisht në lidhje me procedurat e aplikimit, plotësimin e kritereve për përzgjedhje dhe të dhëna të tjera:

https://kk.rks-gov.net/dragash/wp-content/uploads/sites/12/2019/05/Thirrja-publike-p%C3%83%C2%ABr-subvencionet-DKRS.pdf

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-