Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Drita e mund Ballkanin e Munishit dhe e merr kreun e Superligës
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Drita e mund Ballkanin e Munishit dhe e merr kreun e Superligës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj 23:17 - 06/12/2020 Sport
Ndaje
drita-e-mund-ballkanin-e-munishit-dhe-e-merr-kreun-e-superliges

Drita e ka mundur 2:1 Ballkanin në një duel të drejtpërdrejt për kreun e Superligës të dielën në Gjilan, duke e rrëmbyer atë për herë të parë këtë sezon në përpjekje për ta mbrojtur titullin.

Kastriot Rexha me dy gola me kokë në pjesën e parë ia siguroi kampiones në fuqi triumfin kundër liderit së deritanishme në Stadiumin e Qytetit, me golin e Mirlind Dakut që nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen e dytë të Ballkanit këtë sezon.

Ishte një duel i shumëpritur mes dy skuadrave të vetme që deri para takimit e kishin pësuar vetëm nga një humbje dhe vlerësohen si dy të vetmet në garë për titull këtë sezon në ligën elitare kosovare.

Drita është tani lider me 36 pikë pas 15 ndeshjeve, me një epërsi prej një pike ndaj Ballkanit.

Ballkani e kishte mposhtur Dritën në duelin e parë këtë sezon në Suharekë, por tani e pësoi humbjen e dytë sezonale në Gjjilan.

Derisa skuadra e Ismet Munishit u përpoq ta kontrollojë ndeshjen, gjë që e bëri, Ardian Nuhiu doli fitimtar falë mbizotërimit të Rexhës në ajër në zonën e Ruxhit.

Rexha e kaloi skuadrën vendase në epërsi në minutën e 31-të, kur realizoi me kokë.

Mirlinda Daku e barazoi në 1:1 rezultatin në minutën e 44-të, duke shënuar nga afërsia.

Por vetëm një minutë më vonë, Rexha shënoi sërish me kokë për ta kthyer epërsinë e vendasve, duke treguar mbizotërim të plotë në ajër në zonën e mysafirëve.

Në pjesën e dytë, skuadra nga Suhareka bëri përpjekje të mëdha të shënonte por nuk arriti të krijojë mjaftueshëm për ta barazuar rezultatin.

Javën e ardhshme, Drita e viziton Skenderajn për t’u përballur me Drenicën, ndërkohë që Ballkani e pret Trepçën ’89 në Suharekë.

The post Drita e mund Ballkanin e Munishit dhe e merr kreun e Superligës appeared first on FaktePlus.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Kushtrim Guraj 23:17 - 06/12/2020 23:17 - 06/12/2020

Rubrika për Opojën

Tensionet në Veri të Kosovës, NATO vendos në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë
20:29 - 31/05/2023
KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Tensionet në Veri të Kosovës, NATO vendos në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë
20:29 - 31/05/2023 Opoja
Kurti në Bratisllavë flet për tensionet në veri, tregon qëndrimin e Kosovës
15:10 - 31/05/2023 Kosova
Rashica flet pasi fitoi titullin e kampionit në Turqi: Jemi kampion me shumë meritë
12:32 - 31/05/2023 Sport
Situata në veri, Kurti sot mban takim me Borrellin dhe Lajçakun në Bratisllavë
11:34 - 31/05/2023 Kosova
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Sport

Rashica flet pasi fitoi titullin e kampionit në Turqi: Jemi kampion me shumë meritë

1 Min. Leximi
OpojaSport

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!

2 Min. Leximi
Sport

FIFA zbulon logon për Kupën e Botës së vitit 2026

2 Min. Leximi
Sport

Manchester City shkatërron Real Madridin dhe kalon në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

2 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?