Duda Balje: Komuna e Gorës do të formohet, por sipas ligjeve të Kosovës

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Raportimi për një marrëveshje ndërmjet Haradinajt dhe Listës Serbe për themelimin e Komunës së Gorës e cila do të ishte nën ombrellën e Asociacionit të Komunave Serbe ka shtyrë të reagojë edhe deputeten Duda Balje, shkruan Opoja Sot.

Deputetja nga Restelica, e cila përfaqëson komunitetin boshnjak me subjektin politik Vakat ka hedhur poshtë mundësinë që të ketë një marrëveshje të tillë Haradinaj – Lista Srpska.

Ajo ka zhvilluar një takim me shefin e ekzekutivit ku ky i fundit ia ka sqaruar se nuk ka kurrfarë kompromisi ndërmjet qeverisë dhe Srpska-së që të ketë ndonjë konkretizim rreth kësaj ideje.

Megjithatë, Balje theksoi se edhe nëse Gora bëhet komunë, nuk do të lejojnë asnjëherë që të jetë ‘nën ombrellën’ e serbëve, përkatësisht Asociacionit me Shumicë Serbe.

“Haradinaj s’ka qit kësi kushti, s’di qysh ka dal në media. Mendoj se nuk është e drejtë. Pra, edhe nëse formohet komuna duhet të respektoj ligjet e Kosovës e jo të tjerëve”, ka thënë ajo.

Është e vërtetë se në Republikën e Kosovës do të formohen komuna të reja, duke respektuar Kushtetutën dhe sundimin e ligjit. Kërkesat për formimin e Komunës së Gorës dhe Zhupës iu dorëzuan Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale disa vite më parë dhe pritet të ndodh formimi i tyre”, tha deputetja Balje.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-