Dy aksidente të trafikut kanë ndodhur në Prizren. Policia e Kosovës njofton se nga këëto aksidente janë lënduar pesë perosna.
Raporti i Policisë:
Prizren 25.07.2016-13:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes të veturës VË kamionetë, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili nga pakujdesia dhe mosmbajtja e distancës godet autobusin Droegmoller, të cilin e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pëson ngasësi i kamionetës dhe dy pasagjerë meshkuj K-Shqiptarë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.
Rr. “Sahat Kulla”, Prizren 25.07.2016-17:50. Raportohet për një aksident me lëndime trupore ku i dyshuari mashkull K-Shqiptar me veturën BMË me targa të huaja nga pakujdesia godet personin mashkull K-shqiptar/biçiklist dhe një tjetër person mashkull shtetas i huaj. Të lënduarit pas tretmanit mjekësorë lirohen për në shtëpi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.