Opoja.net

Dy dekada nga rënia e Ruzhdi Berishës

Njëzet vite më parë Dragashi dhe Kosova humbën një intelektual, mësimdhënës, atdhetar dhe aktivist të rrallë politik. Ai ishte Ruzhdi Berisha, profesori i letërsisë nga fshati Buçe i Dragashit.

Ruzhdi Berisha, përveç punës si profesor në gjimnazin e Dragashit që sot mban emrin e tij, u shqua edhe për aktivitete politike dhe atdhetare gjatë kohë së rezistencës ndaj dhunës dhe represionit sistematik të aparatit policor dhe ushtarak të Jugosllavisë së Millosheviqit.

130

Sa i lexoni lajmët në Portalin Opoja.net ?

Faleminderit për përgjigjen tuaj!

Ruzhdi Berisha ishte njëri ndër themeluesit e Degës së Lidhjes Demokratike në Komunën e Dragashit. Si kandidat i kësaj partie, Berisha ishte zgjedhur edhe deputet në Kunvendin e Kosovës, në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që organizoheshin asaj kohe.

Ai u gjet i vrarë në shtator të vitit 1999, në vendin e quajtur Pikëllimë, në malet e Koretnikut.
Gjimnazi i Dragashit ku Ruzhdi Berisha dha mësim për më shumë se dy dekada, sot mban emrin e tij, në nderim të punës së tij pedagogjike dhe veprimtarisë së lavdishme për lirinë e Kosovës dhe brezave që i edukoi.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto