E nderuara Presidentja e ime dhe e tërë Kosovë

Opoja.net Opoja.net Opinione

Autor: Burim Piraj
Sikur unë të kisha qenë në vendin tënd, nuk do të mbaja fjalimin vjetor përpara kuvendit nëse në këtë rast femrat e opozitës nuk pajtohen me të.
Pasi që ju jeni simbol i unitetit.
Ju e përfaqësoni çdo Kosovarë pa dallim përkatësie fetare, racore e gjinore.
Ju duhet të jeni shembull i mirësjelljes dhe i butësisë dhe nuk duhet ti lejoni vetës që për shkak të një fjalimi të burgoset ndonjë deputet apo deputete tjetër.
Po ju keni mundësi ti ftoni deputet e opozitës dhe ti bindni pse ju duhet të mbani fjalimin e nëse ato nuk do të binden atëherë ju do të tregonit mençuri sikur të shtynit fjalimin tuaj për një moment tjetër kur të gjithë do të pajtohen dhe do të kenë vullnet të mirë.
Nga këndvështrimi i im është shumë lehtë të jap këshilla mirëpo ndonjëherë dikush e ka më lehtë ti analizoj gjërat nga largësia dhe i sheh më ndryshe.
Unë e mora lirinë të ju shkruaj publikisht sepse ju jeni presidentja ime dhe unë dua që ju të jeni shembullore sepse ju jeni dhe pasqyra e të gjithë neve që jemi banorë të Republikës së Kosovës.
Me nderime dhe respekt.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-