Edhe “Cubi” kandidon për President!

Opoja.net Opoja.net Opinione

Po rriten apetitet e liderëve politik në Kosovë.

Aq më shumë pasuri që po shtojnë, po u rriten edhe apetitet për pushtet.

Në këtë kohë, gati një vit më herët, kanë filluar haptas të shpallin kandidatura për postin e Presidentit.

Gërryesit e shtetit, nuk kanë të ndalur. Askush nuk është duke menduar për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës,  por për zgjatjen e karrierës politike të tyre, ku përfitojnë vetëm politikanët, kurse për votuesit – qytetarët as që mendojnë.

Nuk ka liderë politik që sot është duke menduar më larg sesa për veti dhe partinë e tij.

Të gjithë u bënë të njëjtë në kohën e krizës globale për shkak të pandemisë me Covid-19.

Virusi vdekjeprurës që mund të vret miliona njerëz, nuk po i ndalë apetitet për të gërryer edhe më shumë shtetin më të varfër të Kosovës.

Politikanët më të pasur në botë, në shtetin e varfër të Kosovës, nuk kanë të ndalur. Pas përfitimit të milionave, ata duan më shumë pushtet që të përfitojnë edhe më shumë pasuri.

Është për çudi fakti që, secili politikan më konkretisht secili lider politik, ka bërë milionat pa asnjë ditë shkollë, e punë. Pasuria e tyre sa vjen e rritet, në kohën kur të gjithë rinia e Kosovës, sytë i ka, ka perëndimi.

Të gjithë duan ta lëshojnë Kosovën, përveç “Cubave” që duan edhe më shumë pushtet.

Për postin e Presidentit, kanë shfaqur apetitet të gjithë liderët politik.

Ishte Isa Mustafa që me taktikën e tij, ‘nëse ma kërkojnë nga LDK-ja, atëherë për të mirën e popullit do të bëhen President”, kishte shfaqur interesim të madh disa muaj më parë për këtë post.

Pastaj lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili shquhet për pasurinë e tij prej milionëshe dëshiron që të shtoj edhe pak, duke u bërë president.

Pas tij, edhe miliarderi Behgjet Pacolli, i cili e kishte gëzuar këtë post vite më parë, shfaqi interesim. Ndoshta ky është i vetmi që nuk ka abuzuar më paranë e shtetit, sikurse politikanët e tjerë.

Edhe Fatmir Limaj, që mezi po e kalon pragun zgjedhor, duke ia ndihmuar partitë tjera me disa kuti votimi, është i interesuar për këtë post.

Këtu shpërfaqet fytyra e vërtetë e liderëve politik në Kosovë, që përveç apetiteve të tyre personale e klanore, askush deri më sot nuk është duke u kujdesur për qytetarin.

Të gjithë këta bëhen bashkë, kur vjen puna e interesit personal të tyre. Ky interes nuk është vetëm politik, por edhe klanor. Ata përfitojnë miliona nga këto apetite të hapura që tashmë i kanë shfaqur pa asnjë dilemë.

Këto taktika të këtyre politikanëve vetëm Hashim Thaçi – presidenti aktual mundet me ua prish. Por, për shkak të hetimeve nga Gjykata Speciale nuk mund edhe të veproj…

Njëjtë sikurse që po ndodh me Kadri Veselin, po të mos ishte Specialja, këta dy personalitete o gjallë – o vdekur nuk do lenin gur pa lëvizur për të arritur në maje të shtetit!

Kur i sheh se çfarë politikanësh kemi, nuk është çudi që edhe “Cubi” të kandidon për President. Pse a po bëhet më zi a?!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-