Kandidati i ri që do të konkurojë i pavarur në zgjedhjet e ardhshme komunale në komunën e Dragashit, Hamdi Muhameti, në shkrimin e fundit të postuar në profilin e tij në facebook ka thënë se “Edhe Dragashi është Kosovë…”
“Nëse Prishtina ka 400 mijë banorë, Prizreni 200 mijë…, shtrohet pyetja: Qeveria e Kosovës a ka investuar 10% nga buxheti i saj në Komunën e Dragashit me 40 mijë banorë, kundrejt asaj që është investuar në Prishtinë, apo 20% të investimeve në Prizren…?!”, ka shkurar Muhameti në postimin e fundit në facebook, përcjellë Opoja.net.
Hamdi Muhameti, ka thënë se është duke u rrezikuar ardhmëria teritoriale dhe qytetare e shumë vendeve të Kosovës. Sipas tij duhet ta ngrisim zërin dhe të bëhemi të gjallë me: ide, projekte, punë. Që të ndjehemi me faj për të kalurën dhe të përmirësohemi në të ardhmën me një fjalë: “Të zhvillohet Kosova ndryshe në të ardhmen”.
“Pa shtrirje të mirëfilltë të investimeve në nivel shtetëror – në të gjitha regjionet e saj, padyshim, rrezikohet ardhmëria teritoriale dhe qytetare e shumë vendeve të Kosovës. I kushtohet më tepër vëmendje femijës që: bërtet, çanë, lëviz…, të gjallit. Duhet/ Do të bërtasim, do të bëhemi të gjallë me: ide, projekte, punë…; që të ndjehen me faj për të kaluarën dhe të përmirësohen, obligohen…, me një fjalë: “Të zhvillohet Kosova ndryshe në të ardhmen”, thuhet në shkrimin e plotë të Hamdi Muhametit. /Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.