Zgjedhjet e 7 qershorit, Kosova fton Bashkimin Evropian të dërgojë mision vëzhgues

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të dërgojë një mision vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të caktuara për 7 qershor.

Në një letër drejtuar presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, Haxhiu ka kërkuar që procesi zgjedhor në Kosovë të monitorohet dhe vlerësohet nga një mision i pavarur.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, ka nxjerrë vendimin për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi, ftoj Bashkimin Evropian që, përmes një Misioni të pavarur Vëzhgues, të përcjellë dhe vlerësojë zhvillimin e zgjedhjeve”, ka thënë Haxhiu, sipas njoftimit të Presidencës.

Ajo ka theksuar se prania e një misioni vëzhgues të BE-së do të ndihmonte në rritjen e transparencës, kredibilitetit dhe integritetit të procesit zgjedhor, në përputhje me standardet demokratike dhe angazhimet e Kosovës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Po ashtu, Haxhiu ka vlerësuar rolin e vazhdueshëm të BE-së në mbështetjen e institucioneve demokratike në Kosovë, duke e cilësuar këtë ftesë si vazhdim të praktikës institucionale dhe dëshmi të përkushtimit për një proces zgjedhor të hapur dhe të besueshëm.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-