Edon Zhegrova, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se iu deshën vetëm 10 sekonda për ta pranuar ftesën e kombëtares së Kosovës.
Teksa nuk harron t’i thumbojë kolegët e tij për refuzim të ekipit kombëtar, ai shprehet se te Kosova luan nëse ke dashuri për vendin.
“Nëse e dashuron dhe ke ndenja për këtë vend, atëherë mund të luash. Unë jam 1000 herë më i mirë se të gjithë ata që refuzuan kombëtaren, por m’u deshën vetëm 10 sekonda për ta pranuar ftesën e shtetit tim, sepse zemra ime rrah për të. Kushdo që nuk e do këtë vend s’mund të jesh pjesë e skuadrës”, tha ndër të tjera ai.
Rikujtojmë se pati disa futbollistë që i vendosën kombëtaret e tjera para Kosovës, gjithsesi, për lojtarë si Zhegrova, kjo nuk mund as të mendohet.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.