Edukata në familje

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Myslimani duhet të krijojë një familje besimtare dhe duhet t’i dhurojë asaj qetësi e lumturi. Për të arritur këtë gjë, janë të nevojshëm: durimi, mirëkuptimi, morali i lartë dhe edukata.

Pjesëtarët e familjes duhet të bisedojnë me njëri- tjetrin dhe duhet t’i japin shumë rëndësi edukimit.

Çdo pjesëtar i familjes meriton që të ketë vëmendjen e duhur.

Familjarët duhet të diskutojnë me njëri- tjetrin dhe duhet ta përgëzojnë njëri- tjetrin për arritjet që kanë në jetë.

Anëtari i familjes që do të marrë një hap të ri duhet që më përpara të marrë këshillat dhe mendimet e familjarëve të vet.

Në familje duhet ndjekur një program i mirëpërcaktuar dhe duhen bërë biseda dhe ligjërata fetare. Le të kemi parasysh që të ndjekim metoda që nuk krijojnë monotoni.

Në bisedat fetare duhet përdorur një gjuhë e kuptueshme dhe duhet bërë kujdes për përcaktimin e kohës së tyre.

Në një nga hadithet që flasin për veprimtaritë që duhen bërë në ditët e javës, thuhet që ditën e hënë duhet të bëhen biseda për diturinë. (Sujuti, el- Xhamiu’s sagir, numer:1112)

Edukimi në moshë të vogël

Vendi më i përshtatshëm për edukimin e një fëmije është familja.

Fëmija duhet të mësohet që në moshë të vogël me namazin, agjërimin dhe me rregullat e tjera fetare. Mungesa e kujdesit për këto çështje quhet si “ortakëri e njerëzve me shejtanin”, sepse Pejgamberi ynë i dashur ka thënë:

“Do të vijë një kohë,  kur shejtani do të bëhet ortak i fëmijëve të tyre.”

“Edhe kjo do të ndodhë, o Resulullah?”

“Po.”

“Si do të dallohen fëmijët tanë prej fëmijëve të tyre?”

“Kjo do të kuptohet nga pakësimi i ndjenjës së modestisë dhe mëshirës!” (Ali el-Myttaki, III, 126/5795)

Arsimimi dhe duaja

Në kohën e shtypjes së Faraonit, bijtë e Izraelit i kërkuan Hazreti Musait që t’i lutej Allahut për shpëtim. Zoti ynë, para se t’i shpëtonte u dha një “recetë shpëtimi”.

Kthimin e shtëpive të tyre drejt kibles…

Ai u tha që të ndërtonin vende të përshtatshme për adhurim në lagjet e tyre, t’i ndërtonin shtëpitë me drejtim nga kibla, ta mësonin dhe t’ua mësonin të tjerëve fenë islame, të ndërtonin vende në të cilat do të jepeshin mësime të ndryshme dhe ta ndihmonin njëri- tjetrin në këtë temë…

Ai u kërkoi që të bënin përpjekjet maksimale për t’i kryer të gjitha adhurimet në mënyrën më të mirë të mundshme…

Në ajetin Kuranor thuhet:

“Ne i shpallëm Musait dhe vëllait të tij: “Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në Egjipt, shndërrojini ato në faltore dhe falni namazin! Dhe sillu lajmin e mirë besimtarëve!”  Musai tha: “O Zoti ynë! Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote, por ata, o Zoti ynë, na largojnë nga rruga Jote! O Zoti ynë! Shkatërroje pasurinë e tyre dhe ngurtësoi zemrat e tyre, që të mos besojnë, derisa të shijojnë dënimin e dhembshëm!”  (Allahu) tha: “U pranua lutja e ju të dyve! Qëndroni të dy në rrugën e drejtë dhe kurrsesi mos ndiqni rrugën e të paditurve!” (Junus, 87-89)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-