Opoja.net

Edukimi i karakterit dhe modeli shembullor

Njeriu, në aspektin fizik është një qenie biologjike. Çdo njeri është pajisur me një potencial të caktuar aftësish mendore, sentimentale dhe fizike. Këto aftësi, gjenden edhe në kodet gjenetike të njeriut, edhe si ndjenja dhe esenca në shpirtin e tij. Nga kjo pikëpamje, çdo njeri ka një karakter dhe temperament, i cili formohet prej ndërveprimit të shpirtit dhe trupit me njëri-tjetrin. Rezultati që nxjerrin në pah këto aftësi të lindura që vijnë prej natyrës së njeriut, quhet “temperament”. Më pas, njeriu, me ndikimin edhe të rrethit, ndërton karakterin e vet në bazë të këtyre aftësive. Si rezultat i karakterit të ndërtuar nga familja dhe shoqëria në bazë të këtyre aftësive që vijnë prej lindjes, çdo njeri fiton një ego dhe personalitet. Për rrjedhojë, zakonet, vlerat morale dhe të gjitha rregullat shoqërore që njeriu i thur mbi bazën e cilësive që i zotëron prej lindjes, shpjegohen me termin “karakter”.

Kur një fëmijë arrin periudhën e adoleshencës, marrëdhënia e temperamentit dhe karakterit, shfaqet në formën e personalitetit. Ky personalitet i jep çdo njeriu disa cilësi të veçanta.

127
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

Personaliteti është një tërësi harmonike që merr formë në sajë të ndërveprimit me njëra-tjetrën të cilësive të lindura dhe ndikimeve të rrethit shoqëror. Personaliteti është një tërësi cilësish së ndjenjave, mendimeve dhe sjelljeve që bëjnë një njeri të ndryshëm nga të tjerët me anët e tij objektive dhe subjektive.

Karakter, janë sjelljet personale të njeriut dhe një vlerë që rrethi shoqëror i jep aktivitetit të tij fizik, sentimental dhe mendor. Karakteri i një personi, përbëhet prej vlerësim-gjykimeve të rrethit brenda të cilit jetohet me cilësitë personale. Përvetësimi ose jo i këtyre vlerësim-gjykimeve formon karakterin. Njerëzit nuk janë përgjegjës në sajë të cilësive personale, por në sajë të cilësive të karakterit. Për këtë arsye, nëse edukimi i personalitetit dhe i karakterit nuk plotësojnë njeri-tjetrin, është shumë e vështirë të përparosh qoftë në jetën personale, qoftë në jetën familjare e shoqërore.

Veprimet që njeriu bën kur nuk ekziston rreziku i shikimit nga të tjerët, pasqyrojnë karakterin e tij të vërtetë. Goethe thotë se, “familja është vendi ku njeriu e tregon veten ashtu siç është”. Kjo tregon se jashtë familjes së vet dhe në shoqëri, njeriu lëviz i maskuar. E rëndësishme në këtë pikë, nuk është shtypja e këtyre cilësive të temperamentit, por parandalimi i tyre nga dëmtimi vetvetes dhe i të tjerëve, duke i orientuar ato në të mirë ose duke i vënë nën kontroll. Nga kjo pikëpamje, në themel të edukimit të karakterit, parësore është frenimi i cilësive negative të forta dhe mbizotëruese të temperamentit, zhvillimi i cilësive të dobëta ose gjetja e cilësive të duhura të karakterit.

Sjelljet që njeriu i bën në mënyrë të përsëritur dhe gjen prehje tek ato, pasqyrojnë cilësitë e tij karakteristike. Pa zotërimin e një karakteri, nuk ka vlerë as zotërimi i dijeve dhe i aftësive. Përveç kësaj, kjo ka edhe një anë të rrezikshme. Të dish të drejtën, të mirën dhe të bukurën, ka një dallim të madh ndërmjet veprimit të së drejtës, të mirës dhe të bukurës. E rëndësishme, nuk është të dish se çfarë është e drejtë, e mirë dhe e bukur, por të zotërosh entuziazmin për të vepruar të drejtën, të mirën dhe të bukurën. “Temperamenti”, që është si një lloj fare dhe “karakteri”, që është si një lloj toke dhe klime, përcaktojnë personalitetin dhe egon tonë. Nëse e ngjasojmë temperamentin me rrënjët e një peme, mund të themi se karakteri janë degët dhe frutat e saj. Ndërsa dallimi midis karakterit dhe personalitetit, është se karakteri, është formimi tek njeriu i cilësive që vijnë prej lindjes, ndërsa personaliteti është si veshje që njeriu ia përshtat vetes së tij më vonë dhe e cila merr formë sipas mendimeve e ideve të veta dhe kulturës së ambientit ku ai edukohet. Dhe, për shkak se kjo veshje merr formë në sajë vetëdijes dhe vullnetit të vet njeriut, në mënyrë paralele merr formë edhe përgjegjësia, dënimi dhe shpërblimi i tij. Ndërsa kuptimi i shprehjes, “edukimi i karakterit”, është, “edukimi i zhvillimit të disa cilësive në bazë të një botëkuptimi të caktuar moral tek individi”.

Termi personalitet, i cili në latinisht është “personality”, në letërsinë e vjetër greke shprehet me fjalën “Persona” dhe do të thotë “maskë që vendoset në fytyrë”. Për këtë arsye, sipas disave, personaliteti është një fytyrë dhe ego e maskuar që i tregohet ose dëshirohet t’i tregohet të tjerëve. Atëherë, mund të themi se personaliteti ka lidhje direkte me të qenit i moralshëm. Nisur nga kjo, nuk është edhe aq e gabuar nëse personalitetin e trajtojmë si tërësinë e sjelljeve morale që ia shfaqim të tjerëve.

Personaliteti i njeriut, përbëhet nga dy komponentë, siç janë temperamenti dhe karakteri. Llojet e temperamenteve kanë lidhje direkte me instinktin e brendshëm të njeriut. Ndërsa karakteri, fitohet me edukim dhe ndërtimin e nënvetëdijes. Në mënyrë të veçantë, nëse marrim parasysh faktin se zakonet e lindura nuk mund të eliminohen, mund të themi se është shumë e rëndësishme që këto zakone ekzistuese në temperamentin e njeriut të kanalizohen drejt së mirës, së bukurës dhe të drejtës, me anë të edukimit të karakterit. Personat që janë të prirë ndaj disa virtyteve apo dobësive si pasojë e temperamentit, është e vështirë t’i përmirësosh vetëm me anë të “një lloj” edukimi karakteri. Për këtë arsye, në çështjen e udhëzimit dhe ndërtimit të personalitetit, duhen përdorur metoda dhe teknika të veçanta duke marrë parasysh cilësitë dhe aftësitë e ndryshme të personave. Ashtu siç është e dëmshme që ta ushqesh me bukë një foshnjë që duhet të ushqehet me qumësht, e tillë është edhe edukimi që bëhet pa marrë parasysh nevojat dhe nivelin e natyrës së njerëzve.

Psikologjia akademike në kohën tonë, në emër të objektivitetit, i ka hedhur në plan të dytë cilësitë morale dhe konceptet e personalitetit dhe karakterit. Për këtë arsye, po eliminohen edhe zakonet e karakterit si drejtësia, respekti dhe besnikëria. E në vend të tyre u është dhënë rëndësi zhvillimit të cilësive të temperamentit si egoizmit, individualizmit, imazhit, sipërmarrjes, iniciativës, etj. Por ç’është më e keqja, personaliteti dhe karakteri janë kthyer në fjalë që përdoren si sinonime të njëra-tjetrës. Mirëpo, ndërkohë që karakteri shpjegon vlerat dhe virtytet morale të njeriut, personaliteti përkufizon më tepër cilësitë e temperamentit dhe unit të njeriut. Nga ky aspekt, mund të themi se, për të bërë një jetë të shëndetshme, ka një rëndësi të të njëjtin nivel që njeriu të ketë edhe një karakter të fortë, por edhe një personalitet super të fortë.

Njeriu, qoftë me vetëdije, qoftë pa vetëdije, përvetëson në masë të gjerë modelet shoqërore duke i parë dhe, në këtë mënyrë ai formon karakterin. Në shoqëri, gjuha, zakonet dhe traditat, disa veprimtari profesionale, ritet fetare dhe vlerat morale, në përgjithësi përvetësohen si model dhe mësohen duke vëzhguar sjelljet e të tjerëve dhe duke i imituar ato. Sjelljet shembullore të të tjerëve, zënë një vend shumë të rëndësishëm ndër burimet e mësimit të fëmijëve dhe të rinjve. Ata, një mori sjelljesh dhe qëndrimesh shoqërore, i mësojnë duke vëzhguar sjelljet dhe qëndrimet e njerëzve të tjerë. Për këtë arsye, mënyra e mësimit me anë të modeleve ka një rëndësi tejet të madhe në shoqërizimin dhe formimin e personaliteteve.

Sado që të shpjegohet me anë të dijeve teorike, në fund do të thuhet, “ja, duhet të bëni kështu, ose ashtu”, duke treguar një shembull, me qëllim që të merren rezultatet e duhura në një mënyrë më të shkurtër. Formimi i personalitetit duke u ndikuar nga sjelljet shembullore të të tjerëve, zë një vend shumë të rëndësishëm në përvetësimin e normave sociale, morale dhe fetare të shoqërisë nga ana e fëmijëve dhe të rinjve. Kjo, sepse fëmijët dhe të rinjtë, në mënyrë të pashmangshme, përpiqen të imitojnë të rriturit dhe mundohen vazhdimisht të ndërtojnë personalitetin e tyre duke përvetësuar sjelljet e tyre të cilat i marrin si shembull.

Marrja shembull e prindërve, mësuesve dhe të rriturve në përvetësimin e rregullave fetare dhe morale, është më efikase se sa mësimi teorik. Ndërkohë që me anë të mënyrës së marrjes shembull fëmija pranon idealet, qëndrimet dhe sjelljet e pjesëtarëve të familjes, ai përvetëson edhe fenë, besimin dhe mendimet e tyre. Në këtë mënyrë, imitimi i mëson atij se si duhet besojë, të ndjejë dhe të sillet. Pra, në këtë formë arrihet të mësohet një pjesë e madhe e dijeve në lidhje me domosdoshmëritë e jetës fetare.

Feja që fillon me anë të imitimit, zhvillohet dhe thellohet dalëngadalë sipas aftësive të vet fëmijës dhe atmosferës fetare të familjes dhe rrethit, e më pas kthehet në një jetë fetare të rregullt. I riu që rritet në një rreth të tillë, duke përvetësuar sjelljet e të rriturve, më tepër se prej mendimeve të veta, ndikohet prej mendimeve dhe sjelljeve të njerëzve fetarë. Në këtë mënyrë, këto mendime e sjellje bëhen edhe mendimet dhe sjelljet e tij.

Si përfundim mund të themi se, fëmijët dhe adoleshentët, ashtu si në qëndrimet dhe sjelljet e tjera sociale, edhe në çështjen e qëndrimeve dhe sjelljeve morale e fetare, ndikohen më tepër prej atyre që i marrin shembull dhe dëshirojnë më së shumti t’u ngjajë.

Kur përmallohet burri për gruan e tij !

Opoja.net

Cfarë do të thotë Argetimi? Si mund te argetohemi hallall?

Opoja.net

Arsyet për reduktimin e nafakës dhe për humbjen e vullnetit për ibadet dhe jetë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto