Empatia në Islam: Mirësia e Muhammedit salAllahu ‘alejhi ue sel-lem

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Empati është aftësia e njohjes, kuptimit dhe shkëmbimit të
ndjenjave të njerëzve të tjerë. Njerëzit janë të lindur për të ndier empati që
na ndihmon ta zhvillojmë jetën tonë të përditshme që përfshin familjen, jetën e
biznesit, madje edhe veten. Empatia, si një tipar i mirë, është shumë i
rëndësishëm në Islam, kështu që ne ju sjellim historinë e Profetit tonë Muhammed
salAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe empatinë e tij.

Kur’ani rreth të Dërguarit tonë të dashur, salAllahu ‘alejhi
ue sel-lem thotë:

“Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i
vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju
të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” [
ET-TEUBE,
128]

I Dërguari i Allahut salAllahu ‘alejhi ue sel-lem, gjithmonë
është ngushëlluar me ne dhe ndjenjat tona dhe është lavdëruar për empatinë e
tij. Muhammedi salAllahu ‘alejhi ue sel-lem na inkurajoi të ndjejmë empati, siç
qëndron në thëniet e tij: “I sheh besimtarët në mëshirimin, dashurinë dhe
solidaritetin sikur një trup, nëse ankohet një gjymtyrë, i tërë trupi rënkon
nga pagjumësia dhe temperatura.” (Buhariu)

Kur’ani besimtarët i përshkruan të mëshirshëm, që është një
formë e empatisë dhe e inkurajon njeriun t’i ndihmojë të tjerët.

“E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e
vështirë? Ajo është të lirosh një skllav ose të ushqesh në një ditë zie jetimin
e afërm ose të varfrin e mjerë. Veç kësaj, njeriu duhet të jetë nga ata që
besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për
mëshirë.” [
EL-BELED, 12-17]

Sa empatik ishte i Dërguari i Allahut, salAllahu ‘alejhi ue
sel-lem shihet nga rrëfimi i mëposhtëm. Përkatësisht, një mëngjes Profeti ishte
ulur me as’habët e tij dhe atyre iu afruan anëtarët e një fisi. Ata nuk kishin
këpucë dhe mund t’u shiheshin kockat e tyre të holla që mund të konstatohej se
ishin të uritur. Muhammedi salAllahu ‘alejhi ue sel-lem u prek nga kjo situatë.
I tha Bilalit ta këndoi ezanin dhe i tuboi shokët e tij. Pas namazit mblodhën para
për fisin që i ndihmoi në mënyrë të konsiderueshme.

Muhammedi salAllahu ‘alejhi ue sel-lem kujdesej edhe për
kafshët dhe ndjente empati. Gjatë një rasti, ai hyri në një kopsht ku vërejti
një deve e cila ishte kockë dhe lëkurë, gjë që shkaktoi Profetin salAllahu
‘alejhi ue sel-lem të qanë. E vendosi dorën te koka e kafshës që ta ngushëlloi.
Mandej pronarit të devesë i tha: “A nuk keni frikë nga Allahu për shkak të
kësaj kafshe që ta dha Allahu? Ajo me të vërtetë m’u ankua që nuk e ushqen dhe
e torturon me punë të tepruar. “(Ebu Davudi)

Enes Ibën Maliku, as’habi i Muhammedit  salAllahu ‘alejhi ue sel-lem, derisa fliste
për empatinë e të Dërguarit salAllahu ‘alejhi ue sel-lem përmend nënat ndërsa
ishin në xhami: “I Dërguari i Allahut, salAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur
filloj të lexoj Kur’an, dua që ajo të zgjasë, por më pas e dëgjoj vajin e
fëmijës, kështu që e shkurtoj sepse e di se nëna është e trishtuar për qarjen e
fëmijës”.

Burimi: Akos,ba

Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-