Engjëjt kërkojnë falje për ne

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Allahu (xh.sh) i ka caktuar melekëve të cilët megjithëse nuk gjenden pranë besimtareve, të bëjnë dua, të luten për ta. Këta engjëj sa here që një besimtar bën dua për një besimtar tjetër që nuk ndodhet pranë thonë: “Amin”. Ndër të gjitha në një hadith thuhet: Kur një mysliman bën dua për vëllain e tij besimtar që nuk ndodhet aty, engjëjt thonë “Amin, qofte kjo dhe një pjesë për ty”.

Allahu i cili di të dukshmen dhe të padukshmen në librin famëlartë Kurani Kerim, shpesh herë na jep njohuri mbi ato ngjarje të cilat nuk mund të perceptohen nga mendja dhe ndjenjat e njeriut. Një nga këto ngjarje është edhe lutja për falje e engjëjve për besimtarët te cilët quhen përgjegjës kur kanë arritur moshën e pjekurisë. Në një ajet Kuranor thuhet: “Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth tij, lartësojnë me falë- nderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që besuan: Zoti ynë, Ti me më- shirën dhe me diturinë tënde ke përfshirë çdo send, prandaj fali ata që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde, edhe ruaji ata nga dënimi i xhehenemit!” (Gaffir/7) Në një ajet tjetër na përshkruhet në këtë mënyrë se si engjëjt kërkojnë falje për besimtarët: “Engjëjt vazhdimisht madhë- rojnë dhe falënderojnë Allahun, Zotin e tyre, dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata që janë në tokë. Dijeni se Allahu është falës dhe mëshirues”.

Shprehja “ata që janë në tokë…” nënkupton besimtarët. Mbi të gjitha Allahu (xh.sh) në suren “Ahzab” urdhëron besimtarët që ta falënderojnë Atë dhe ta përkujtojnë sa më shpesh nga mëngjesi deri në mbrëmje, sepse ashtu si thuhet dhe në suren Ahzab/43 “Allahu ju mëshiron juve edhe engjëjt e Tij për t’ju nxjerrë prej errësirave në dritë”. Melekët të cilët bartin Arshin quhen “Hamele-i Arsh” dhe transmetohet se numri i tyre është katër. Ndërsa në ditën e kiametit numri i tyre do të shkojë në tetë. Ky emër i është dhënë atyre në mënyrë metaforike për vetë faktin që janë mbrojtësit e Arshit. Përveç tyre janë dhe ata engjëj të cilët sillen përreth Arshit. Për ta në Kuran thuhet kështu: “ Do t’i shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit duke e madhëruar dhe falënderuar Allahun, Zotin e tyre” (Zumer/75) Pra si e pamë dhe në ajetet e mësipërme engjëjt të cilët bartin Arshin dhe ata të cilët sillen përreth tij, e falënderojnë Allahun, pohojnë se nuk ka Zot tjetër përveç Tij dhe kërkojnë falje për ata të cilët kanë besuar dhe janë në rrugë të Allahut.

Gjithashtu këta engjëj kërkojnë prej Allahut që t’i mbrojë prej zjarrit të xhehenemit në ditën e gjykimit ata robër të Allahut të cilët kanë hequr dorë prej shirkut dhe ecin në rrugën ku Allahu dëshiron që të ecin, për ata të cilët ndjekin udhën që ka urdhëruar Allahu, pra zbatimin e urdhrave dhe heqjen dorë prej atyre gjërave që ka ndaluar Allahu. T’i kërkosh falje Allahut është e këshillueshme që kjo falje të kërkohet duke pohuar me gojë dhe veprime, sepse falja e cila kërkohet vetëm duke pohuar me gojë, është vetëm për gë- njeshtarët. Allahu (xh.sh) i ka caktuar melekëve të cilët megjithëse nuk gjenden pranë besimtareve, të bëjnë dua, të luten për ta. Këta engjëj sa here që një besimtar bën dua për një besimtar tjetër që nuk ndodhet pranë thonë: “Amin”. Ndër të gjitha në një hadith thuhet: Kur një mysliman bën dua për vëllain e tij besimtar që nuk ndodhet aty, engjëjt thonë “Amin, qofte kjo dhe një pjesë për ty”. Muxhahidi, një ndër komentuesit e Kuranit në kohën e tabinëve ka thënë: “Engjëjt, që kur kanë dëgjuar për ngjarjen e Harutit dhe Marutit, kërkojnë prej Allahut që t’ua falë gjynahet besimtarëve. Allahu i ka thënë engjëjve: “ Do të krijoj mëkëmbësin tim në tokë” dhe engjëjt ia kthyen: “A do të krijosh një mëkëmbës i cili do të sjell shkatërrim dhe do të derdh shumë gjak”. Nga këto fjalë të thëna engjëjt u ndjenë shumë të turpëruar ndaj Krijuesit të tyre dhe për këtë arsye kërkojnë falje për besimtarët”.

Gjatë lutjes, në fillim falënderohet dhe madhërohet Allahu dhe më pas radhiten kërkesat apo dëshirat. Engjëjt përpara se të kërkojnë falje për besimtarët dhe të bëjnë dua për ta, fillojnë duke e falënderuar Allahun: “Allahu ynë! Mëshira dhe dija Jote ka përfshirë gjithçka”. Profetët gjithashtu kanë ndjekur të njëjtën praktikë sa herë që kanë bërë dua. Veçanërisht bëhet e ditur se mëshira dhe dija e Allahut ka mbuluar gjithçka dhe menjëherë mbas këtyre fjalëve kërkohet falje për besimtaret për vetë faktin se burimi i faljes dhe pendimit janë pikërisht mëshira dhe dija e Allahut të madhëruar.

Ajeti i mësipërm ka kuptimin e tillë: Për ata të cilët do të kenë hequr dore prej të këqijave dhe janë penduar për ato që kanë bërë, janë në rrugën e Allahut, i binden urdhrave të Tij, do të ketë falje. Dhe pikërisht melekët kërkojnë falje për këta njerëz, sepse e dinë që Allahu është mëshirues, falës. Thamë që engjëjt pas falënderimeve kërkojnë falje për besimtarët që kanë bërë pendesë dhe më pas kërkojnë mbrojtjen e tyre prej zjarrit të xhehenemit. Kuptimi i fjalës “gufran” ose “falje” është mbrojtje në ditën e gjykimit nga zjarri, për këtë mund të themi që të dyja pjesët e duasë kanë të njëjtin kuptim dhe qëllim. Gjithashtu kjo dua vlen për ata të cilët bëjnë pendim me zemër të pastër dhe të sinqertë.

Për këta besimtarë engjëjt bëjnë dhe një dua të tillë: Gjatë lutjes, në fillim falënderohet dhe madhërohet Allahu dhe më pas radhiten kërkesat apo dëshirat. Engjëjt përpara se të kërkojnë falje për besimtarët dhe të bëjnë dua për ta, fillojnë duke e falënderuar Allahun: “Allahu ynë! Mëshira dhe dija Jote ka përfshirë gjithçka”. Profetët gjithashtu kanë ndjekur të njëjtën praktikë sa herë që kanë bërë dua. ETIKA janar-shkurt 2009 12 “Allahu ynë! Vendosi ne xhenetin Adn të cilin ia ke premtuar atyre, baballarëve të tyre, të afërmeve të tyre dhe atyre të cilët ecin në rrugën tënde”. Kuptimi i gjithë kësaj që thamë është se ata të cilët kanë bërë pendesë dhe janë në rrugë të drejtë si dhe gjithë të afërmit, familjarët e tyre të cilët dhe ata janë penduar dhe në dynja kanë jetuar si besimtarë dhe kanë bërë vetëm punë të mira për të fituar kënaqësinë Tënde, vendosi në xhenetin Adn të cilin ia ke premtuar besimtarëve duke i lënë ata aty përgjithmonë mes lulishteve dhe mirësive të pafund. Pra melekët bëjnë këtë dua që besimtarët e xhenetit të kenë një lumturi e gëzim të përsosur ashtu sikurse u është premtuar. Kështu të gjithë besimtarët do të jenë komshinj dhe sa herë që do të shohin njëri-tjetrin, sytë e tyre do të mbushen me gëzim dhe lumturi.

Said b. Xhubejr përpara se të lexonte këto ajete ka thënë: “Besimtari kur të hyjë në xhenet do të pyesë për babain, vëllain dhe fëmijët e vet, dhe atij do t’i thuhet se ata nuk e kanë arritur devotshmërinë e mjaftueshme, më pas besimtari do të thotë: Unë kam bërë punë të mira dhe për vete dhe për ata. Kështu do të arrijnë në shkallën e besimtarit dhe të afërmit e tij”.

Në ajet na bëhet e qartë se ata të cilët kanë bërë pendesë dhe i kanë ndrequr punët dhe veprimet e tyre në dynja, si dhe për të afërmit e tyre do të ketë begati dhe të mira si në këtë botë, ashtu dhe në botën e ahiretit. Sipas transmetimit të Enes b. Malikut (r.a) profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “Ditën e gjykimit do të dërgohet fjalë që të nxirren nga varri fëmijët besimtarë. Dhe më pas kur të urdhë- rohen të hyjnë në xhenet ata do të thonë: “O Allah! Po prindërit tanë a nuk do të hyjnë në xhenet së bashku me ne? Atyre do t’u urdhërohet për të dytën here që të hyjnë në xhenet dhe përsëri ata do të thonë: A do të jenë prindërit së bashku me ne?” Atëherë Allahu do t’u thotë: “Po, prindërit tuaj do të jenë së bashku me ju”. Pastaj çdo fë- mijë vrapon drejt prindërve të vet, i kap ata për dore dhe hyjnë së bashku në xhenet.”

Më pas melekët e plotësojnë duanë e tyre në këtë mënyrë: “Mbroji ata nga çdo e keqe. Atë ditë kë të mbrosh nga të këqijat sigurisht që do ta kesh nderuar me mëshirën Tënde. Dhe ky është shpëtimi i tyre më i madh”. Kjo do të thotë: fali dhe mbroji besimtarët nga gabimet që kanë bërë përpara se të pendoheshin dhe të ktheheshin në rrugën e d r e j t ë , sepse ata të cilët i ke shpëtuar në ditën e gjykimit sigurisht që i ke mëshiruar dhe nuk i ke ndëshkuar për gabimet dhe gjynahet që kanë bërë në dynja. Ndërsa fraza “mbroji ata nga çdo e keqe” ka kuptimin e mbrojtjes nga besimet e shtrembëta dhe nga veprimet e kë- qija që ndodhin në dynja. Prandaj mund të themi se ata që Allahu do t’i mbrojë nga këto gjëra të këqija në dynja, sigurisht që në ditën e gjykimit do të kenë fituar xhenetin. Se fundmi duke i bërë një përmbledhje të shkurtër këtyre që kemi thënë deri tani mund të përfundojmë se: Allahu e ka krijuar këtë gjithësi për ne, dhe na ka krijuar vetëm për ta adhuruar Atë dhe të jemi robër të Tij. Allahu është pronari i mëshirës, Ai është miku ynë më i mirë dhe i përhershëm, drejtuesi ynë, Ai që na gjendet pranë dhe na ndihmon në çdo moment. Për këtë ne besimtarët duhet të jemi më të vëmendshëm, më të vetëdijshëm dhe ta falënderojmë Allahun për të gjitha këto të mira që na janë ofruar. Dhe duhet të mbështetemi tek Allahu dhe nuk duhet të tregohemi mosmirënjohës ndaj mirësive të dhuruara prej vetë Atij…

Autori: Omer Çelik

Përktheu dhe përshtati: Kushtrim Guraj

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-