Enrique: Ndeshja me Kosovën do të jetë e komplikuar, bëjnë shumë presing

Opoja.net Opoja.net Sport

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën, shkruan Sinjali Sport.

Ai ka lavdëruar ‘Dardanët’ para ndeshjes në “La Cartuja” të Sevillës.

“Pres një rival sikur në ndeshjet e mëparshme. Është ekip ndryshe nga Greqia dhe Gjeorgjia. E kam parë se bën presing shumë para, në një formë intensive. Nisen nga prapa dhe duan të luajnë futboll. Është një përfaqësuese që më pëlqen dhe rrezikon. Do të na komplikojë jetën. Përveç në aspektin individual, pres një rival të komplikuar. Kështu ua kemi transmetuar lojtarëve, nesër do të jetë ndeshje e komplikuar”, deklaroi Luis Enrique. /Gazeta Sinjali Sporti/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-