Escobar sot në Kosovë, takohet me Osmanin, Kurtin e liderët e opozitës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar sot do të vizitojë Kosovën.

Në kuadër të intensifikimit të dialogut, diplomati amerikan sot në orën 08:45 do të takohet me presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit do të ketë edhe deklaratë për media.

Ndërsa, në ora 09:50 Escobar do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti.

Përveç liderëve institucionalë, Escobar do të takohet edhe me përfaqësuesit e partive opozitare.

Detaje të tjera për këtë vizitë nuk janë dhënë, megjithëse është hera e dytë brenda disa javësh, që amerikani Escobar takon partitë opozitare./Front Online

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-