Familja Kryeziu nga Brezna e Dragashit ka nevojë për ushqim dhe lëndë djegëse për ngrohje

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Familja e Rrahman Rafi Kryeziut nga fshati Brezne ( Komuna Dragashit), ka nevojë për ndihmë nga të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë .

Në këto ditë të ftohta dimri, kjo familje shtatë anëtarëshe nuk kanë me çfarë të ushqehen e as nuk kanë me çka të ngrohen . Gjendja e kësaj familje nevojtare momentalisht është e mjerushme, andaj kërkohet ndihmë emergjente nga njerëzit humanëu .

Shtyllë kryesore e kësaj familje është nëna e 5 fëmijëve , e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa kryefamiljari është i pa punë dhe me kufizime fizike . Kjo familje është e njohur që jeton një kohë të gjatë në varfëri të skajshme,fal ndihmave të herë pas hershme nga njerëz të vullnetit të mirë, por së fundi ata po përballen me mungesën e kafshatës së gojës dhe me acarin e ftohtë kur tashmë temperaturat në këtë komunë po arrijnë afër – 20 gradë celsius, ndërsa edhe objekti në të cilin jetojnë është në gjednje të rëndë.

Luten të gjithë njerëzit të cilët asnjëherë nuk kanë hezituar në kësilloj raste t’ua zgjasin dorën e ndihmës për këtë familje, e cila ka nevojë më shumë se kurrë për humanizmin njerëzor në vepër. Të gjithë ata që mund të kontribuojnë në mbështetje të kësaj familje , mund të bëjnë vizitë në shtëpinë e tyre, ndërsa ata që nuk kanë mundësi vizite, mund të dhurojnë mjete materiale sipas mundësive që kanë në numrin e xhirollogarisë: XK05 1502 0310 0179 0030 në Raiffeisen Bank.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-