Raporti midis fesë dhe politikës është
pyetje dialektike. Ky raport mund të bazohet në themele pozitive, të cilat
ndihmojnë në realizimin e mirëqenies dhe lumturisë së njerëzimit në këtë botë, por
mund të jetë raport i cili bazohet në atë që strukturat politike ta
shfrytëzojnë fenë dhe autoritetet fetare për t’irealizuar interesat e tyre, si
mjet për t’i kontrolluar popujt,pordhe mund të jetë raport, i cili bazohet në
konfrontim.
Raporti mbi bazë pozitive
Kur feja është masë sipas së cilës qeveriset,
atëherë raporti midis fesë dhe politikës bazohet në themele pozitive. Feja do
ta ndalojë sundimtarin të bëjë padrejtësi dhe të plaçkisë pronën publike, sepse
sundimtari do të jetë i vetëdijshëm se ka kufij, të cilët që ai nuk guxon t’i kalojë
dhe se ekziston një gjykatë para së cilës ai do të japë llogari për veprimet e
tij. Nga ana tjetër, shoqëria, e vetëdijshme për detyrat dhe obligimet e saj,
nuk do t’i kalojë kufijtë. Në këtë situatë, politika nënkupton qeverisjen e
shtetit në një mënyrë që është më e mira për shoqërinë. Imam Gazaliu, për këtë
ka thënë: “Feja është themeli, kurse politika është kujdestari i saj:
ajo që nuk ka themel është gërmadhë, kurse ajo që nuk ka kujdestar është e
humbur.”
Me këtë mendim konciz, Gazaliuka treguar
se çfarë raporti duhet të ketë midis fesë dhe politikës. Politika duhet të
ruajë fenë dhe të garantojë që vlerat, etika dhe rregulloret e saj të zbatohen
në praktikë dhe që drejtësia të vendoset midis njerëzve, ndërsa padrejtësia,
plaçkitja, dhuna dhe diktatura të parandalohen. Feja është themel dhe bazësipas
së cilës qeveris edhe pushteti edhe bashkësia.
Në sundimin e hulefai-rashidinëve, kemi
parë shembullin unik të një raporti të suksesshëm të fesë dhe politikës për të
mirën e përbashkët të bashkësisë. Prej asaj periudhe, na është transmetuar thënia
e halifit Omer (r.a.): “Nëse një kafshë në Irak do të rrëshqasë në rrugë,
frikësohem se unë do të përgjigjem para Allahut, pse nuk kam ndërtuar rrugë
adekuate për të.”
Feja është ajo që e shtyp lakminë e
sunduesit dhe e bën atë person të përgjegjshëm, i cili i frikësohet kontrollit të
Zotit të Plotfuqishëm dhe përgjegjësisë para Tij.
Në historinë e Islamit ka shembuj të
panumërt të drejtësisë së halifëve dhe se si përmbajtja e tyre ndaj Islamit ka ndikuar
pozitivisht në gjendjen e shoqërisë dhe shtetit.
Kur politika e shfrytëzon fenë
Ndodh që sundimtarët të abuzojnë me fenë
dhe ta përdorin atë për t’i realizuar interesat e tyre personale. Ata i
urdhërojnë autoritetet fetare që të lëshojnë fetva,të cilat e forcojnë fuqinë
dhe arbitraritetin e tyre. Për këtë arsye, disa dijetarë kanë pasur qëndrim tejet
negativ ndaj politikës dhe angazhimit politik. Fatkeqësisht, kemi parë shumë
shembuj dijetarësh, të cilët i kanë frekuentuar portat e pushtetarëve, qëpër
llogari të sundimtarëve të padrejtë, kanë lëshuar fetva, të cilat u mundësojnë
atyre të bëjnë padrejtësi, plaçkitje të pronës së përbashkët, shtypje… Dijetarët
e tillë janë një nga shkaqet kryesore të kërkesës për ndarjen e fesë nga shteti
dhe për përkrahjen e sekularizmit si doktrinë politike në vendet muslimane.
Konfrontimi i politikës me fenë
Konfrontimi i politikës me fenë ka filluar
pas Revolucionit francez, kur revolucionarët kërkuan heqjen e fesë nga
politika. Arsyeja e kërkesës së tyre ishte raporti midis kishës dhe
sundimtarëve evropianë, qëkrijoi një gjendje në të cilën sundimtarët dhe kisha ishin
të privilegjuar dhe bashkërisht e shfrytëzonin pjesën tjetër të shoqërisë. Nga
ajo martesë e kishës dhe sundimtarëve lindi diktatura absolute dhe dhuna, lufta
kundër shkencës dhe shkencëtarëve dhe inkuizicioni.
Ndikimi i Revolucionit francez në
shoqëritë muslimane
Fatkeqësisht, ky qëndrim armiqësor ndaj
fesë nga vendet evropiane u importua në shoqëritë muslimane (në të cilat nuk
kishte absolutisht asnjë nevojë për raport të tillë), kuu paraqiten pretendime
se feja është shkaku i ngecjes së shoqërive muslimane dhe bënin thirrje për
ndarjen e fesë nga shteti .
Para Revolucionit francez, raporti midis
fesë dhe politikës në shoqëritë muslimane mbështetej në themele të shëndosha.
Feja dhe politika plotësonin njëra-tjetrën. Islami kurrë nuk ka qenë shkak i
ngecjes së muslimanëve dhe përhapjes së injorancës. Përkundrazi, Islami ka qenë
gjithmonë faktor i rëndësishëm në përhapjen e shkencës dhe zhvillimin e
civilizimit, kështu që në mesin e muslimanëve janë zhvilluar në mënyrë të
konsiderueshme shkencat e ndryshme, si mjekësia, astronomia, farmacia, dhe kështu
ato janë bërë bazë për zhvillimin e shumë disiplinave shkencore në kohërat
moderne.
Islami ka qenë faktor i rëndësishëm në largimin
e padrejtësisë: nëse sundimtari ishte despot dhe tiran, feja e frenonte dhe
kontribuonte në zvogëlimin e padrejtësisë së tij, nëse ai ishte i devotshëm dhe
i sinqertë, historia e regjistron si shembull të drejtësisë, devotshmërisë dhe
sundimit të moralshëm. Sunduesit që i përmbaheshin fesë janë shembuj unikë të
drejtësisë dhe emanetit.
Feja është përbërës thelbësor i shoqërive
muslimane
Feja në shoqëritë muslimane është faktor
i rëndësishëm që ngërthen vlera etike dhe morale në karakterin e politikanëve
dhe i pengon ata që në mënyrë makiaveliste të mos abuzojnë me fenë. Feja ua
mëson atyre parimin themelor “Ju të gjithë jeni barinj dhe të gjithë
do të përgjigjeni për kopenë tuaj, edhe sundimtari është bari dhe do të përgjigjet
për kopenë e tij.”
Feja na mëson se politikani dhe sunduesi
është përfaqësuesi i popullit dhe se populli është emanati i tij për të cilin
do të merret në pyetje para Allahut.
Detyrëe sundimtarit është të jetë i
drejtë dhe objektiv, kurse bazë për këtë është paanshmëria (Hadith: “Nëse
vajza ime Fatimja do të kishte vjedhur, unë do t’ia kisha prerë dorën e saj”).
Halifi Omer ibn Abdulaziz për dy vjet e
gjysmë e zhduku varfërinë në halifat duke ndjekur
politikë islamike të drejtësisë.
Autor: Dr. Muhammed Nur Hemedan;
Përkthim: Miftar Ajdini
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.