Para nisjes së ndeshjes së Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar për implementimin e sistemit “VAR”, shkruan Opoja.net.
VAR-i është risi në futbollin vendor, derisa njohës të këtij sporti kanë thënë se do të largoj dyshimet e mëdha.
Në një prononcim para mediave, në prag të implementimit të sistemit “VAR”, kryetari i FFK-së, Agim Ademi është shprehur i kënaqur që ideja e tij po nis së përdoruri edhe në futbollin kosovar.
“Është i pari në Ballkan. Sot e kemi licensën nga FIFA për VAR. Nëntë operatorë dhe 53 gjyqtarë janë licensuar. Janë organizuar 53 ndeshje deri më tani ku është testuar ky sistem. Ky është projekti më i madh i FFK-së. Në tetë stadiume është intervenuar në mënyrë që VAR-i të jetë i zbatueshëm”, ka thënë Ademi.
Sistemi “VAR” për herë të parë në vend është duke u përdorur në ndeshjen e Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit.
Ndërsa, do të vazhdoj të përdoret edhe në ndeshjet tjera të Superligës së Kosovës.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.