Fillet e Islamit në Bresanë

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Në bazë të disa shënimeve, fillet e para të fesë Islame në komunën e Dragashit datojnë para më shumë se 700 vitesh, nga koha kur jetoi Sari Salltuku (vdiq 697/1297-98),9 i cili veproi edhe në territorin e Opojës. shkruan Opoja.net.

Sari Salltuku

Ky ishte një misionar nga Turqia, për të cilin ka burime të ndryshme që secila në vete tregon historikun apo legjendën e një të ashtuquajturi Sari Salltuk. Por, është e vështirë të vërtetohet historiku i saktë i tij, ngase shumica e tregimeve janë bazuar në gojëdhëna. Në fakt ekziston një shkrim që ndoshta i përket vetë atij, e kjo quhet “Salltukname”. Duke u bazuar në shkrime të ndryshme, vërejmë se emri i këtij përsoni është përdorur apo zotuar nga persona të ndryshëm. Këtë e themi sepse i njëjti emër në atë kohë ka vepruar në zonat e Rusisë, Anadollit dhe në zonat Ballkanike, dhe se në secilin vend shpjegohet se ka ndërtuar vendpushime.

Sipas Salltuknames, vërehet se aika pasur shumë vendpushime: Bullgari, Rumani, Bllagaj (Hersek), Maqedoni (Ohër), Shqipëri (Krujë), Stamboll, Edirne, etj.. Emrin dhe veprimtarinë e tij e përmend edhe udhpërshkruesi arab Ibni Batuta dhe Evlija Çelebiu.11 Ajo që vlenë të theksohet këtu është se Sari Salltuku ka vepruar edhe në Kosovë, gjegjësisht: në zonën e Dragashit, pastaj në Zhur, Vërmicë, Pashtrik, Gjakovë, Pejë etj. 12 Prandaj, mund të themi se objekti i vjetër te vendi quajtur “Tyrbja e Pllavës” është ndërtuar në kohën kur ka vepruar ai në këtë zonë, por i dedikuar për pushimore, e jo si tyrbe. Përmasat e këtij objekti janë me sa vijon: baza nga toka është e ngritur 40 cm., i gjërë është: 3 m. x 3 m., kurse i gjatë nga toka është 3.5 m. Objekti në fjalë është i ndërtuar me gurë të tharë, por vërehen edhe disa elemente të reja përforcuese dhe riparuese nga hekuri dhe betoni. Më vonë, pas largimit të tij, një pjesë e popullatës këtë objekt e kanë shndërruar në tyrbe dhe ashtu quhet edhe sot. Kjo na bën të kuptojmë se: këto janë fillet e para të Fesë Islame në Opojë-Bresanë, që mund t’i njohim deri më tani. Po ashtu, edhe në disa shkrime të tjera thuhet se Islami në komunën e Dragashit zë fill para ardhjes së Osmanlinjve, përmes dyndjeve të disa fiseve të vjetra arabe.

S’ka dyshim, se historia islame në Bresanë do të fillojë të shkruhet qartë dhe do të vuloset nga koha kur jetoi dhe veproi Mehmet Hajrudini-Kuklibeu, ngase Bresana gjithëherë do të jetë vend i përshtatshëm,edhe për zhvillimin e kulturës islame. Që nga ajo periudhë kohore për këtë fshat dhe rajon, fillon një etapë e frytshme dhe vëhen themele të forta të Islamit.

Ky shkrim është marrë nga libri “Z I N O V A BRESANA & KUKLIBEGU monografi fetare” me lejën e autorit Kasam Muhameti. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-