Filluan reshjet e para te borës në Opojë dhe Kosovë

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Reshjet e borës kanë filluar rreth mesnatës në gjithë territorin e Kosovës. Kjo është bora e parë vjeshtore edhe në viset e ulëta.

Borë ka rënë dhe po bie edhe në treven e Opojes, transmeton Opoja.net.

Në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës thonë se masat e ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme.

“Këto vranësira do të shoqërohen me reshje bore në vise malore dhe në viset e ulëta. Reshjet do të vazhdojnë edhe pjesën e parë të ditës së shtunë.

Temperaturat minimale nesër do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të dendura të cilat do t’i takojnë shtresës së ulët të troposferës”, thuhet në një njoftim të institutit.

Gjatë vikendit pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, të dielën ka mundësi të ketë intervale të shkurta me diell, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-