Filmi ”Klithma” shpallet fitues i çmimit Best Cinematography në Bosnje

Opoja.net Opoja.net Kultura

Filmi i shkurtër artistik “Klithma” në regji të Korab Lecajt, është shpërblyer me çmimin Best Cinematography në konkurrencën e filmave të shkurtë, të cilën e ndan çdo vit Asociacioni i Kinematografeve te Bosnjes dhe Hercegovines, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur regjisori i filmit, Korab Lecaj, ku përmes një statusi në Facebook shpreh kënaqësinë për lajmin e marrë.

Statusi i plotë:

”Sapo e mora një lajm fantastik nga Bosnja.
Filmi ynë “Klithma”, është shpërblyer me çmimin “BEST CINEMATOGRAPHY” në konkurrencën e filmave të shkurtër të cilën e ndanë çdo vit Asociacioni i Kinematografeve të Bosnjes dhe Hercegovines.
Sigurisht ky çmim i është ndarë drejtorit të fotografisë së filmit “Klithma”, Almir Đikoli.
Urime Almirit dhe të gjithë ekipit!
Më poshtë e keni një deklaratë të shkurtër të njërit prej anëtarëve të jurisë për filmin “Klithma”, të cilën sapo e kemi pranuar nga Bosnja:
“Filmi “Klithma” është një film i mrekullueshëm me një temë serioze, veçanërisht për popujt e Ballkanit”.
Alen Drljević, regjisor nga Bosnja/anëtar i jurisë” / KultPlus.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-