Fitore e thellë e Crystal Palacet në Premier League

Opoja.net Opoja.net Sport

Crystal Palace ka shënuar fitore të thellë 5:1 në udhëtim ndaj West Bromwich Albionit sot në xhiron e 11-të të Premier Leagues së Anglisë.

Darnell Furlong (8’ autogol), Wilfried Zaha (55’, 68’) dhe Christian Benteke (59’, 82’) shënuan për Crystal Palacen, ndërsa Conor Gallagher (30’) për WBA-në. WBA-ja mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 34-të, pasi u përjashtua me karton të kuq Matheus Periera.

Crystal Palace pas 11 xhirove zë vendin e 11-të me 16 pçikë. WBA-ja është e parafundit me gjashtë pikë.

Sot nga ora 17:30 në Premier League, Tottenhami e pret në derbin e Londrës, Arsenalin. Ndërkohë nga ora 20:15, Liverpooli e pret Wolverhamptonin.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-