Fjala e shkruar dhe armiqtë e saj

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opinione

Autor: Ramazan Fetahu

Qytetërimi dhe kultura janë produkt i mendjës njerëzore. Çdo qytetërim është prodhim i vetëdijes intelektuale dhe spirtuale të njeriut. Kanti arriti të zbulojë se nuk eksiston një lidhje shkak-pasojë por ajo që eksiston është si pasojë e ndërgjegjies time, ose thënë ndryshe A-posterioria e ndërgjegjies.

Për të bartur mendimet, ndjenjat dhe përvojën e brendshme dhe më pas për ta realizuar në hapësirë njeriu përdori “fjalën” si mishërim i mendimit. Me shkrimin e fjalës, ajo shtrihet në kohë dhe krijon historinë. Historia është pjesa e “zgjatur” e fjalës e cila i përcjellë brezave përvojën intelektuale dhe vetëdijën fetare. Me të drejtë Hegeli flet për historinë si relacion ontologjik i popujve me qenien. Fjala dhe historia shprehin ndërgjegjien e një populli.

Që nga shkrimet e vjetra hieroglife ne njohim qytetërimet e vjetra dhe raportet e tyre me qenien. Më vonë edhe te grekët e vjetër dhe në epokën e vonshme, pas Sokratikët në mënyrë të sistemuar vërehen prezenca të shkrimeve.
Ligjerata hyjnore “Logosi” na është transmetuar neve përmes të shkruarit të dorës njerëzore, kështu e Shenjta dhe Profanja formojnë të ashtuquajturin “Libër”. Jo rastësisht edhe Zoti mesazhin e tij primordial e dërgon në formë Libri të shenjtë, kështu e shenjtëron aktin e të shkruarit dhe veprën “Libër”, dhe sot kemi 4 libra të shenjtë dhe qindra fletushka.

Sot libri është burim frymëzimi moral, fetarë por edhe social-politik.

Kanti në librin e tij “Drejt paqes së përhershme” bënë fjalë për një politik universale e cila do të siguronte paqën universale. Në këtë kushtetutë mbarbotërore janë të bashkuara etika dhe politika elemente bazë të mirëqenies dhe stabilitetit, të cilat e nënçmojnë luftën dhe avancojnë paqën dhe dialogun.[Të shihet, Imanuel Kanti, “Drejt paqes së përhershme”Sh.B, Dritan, Tiranë 2004.]

Për mirqenien dhe stabilitetin e nevojshëm të një qytet-shteti nevoiten që këto dy elemente të ecin paralel, madje ta plotësojnë njëri-tjetrin. Në momentin e lajthitjes nga origjina përmbysen vlerat dhe kthehen në armike të njëra tjetrës. Pushteti bëhet despot që e prish etikën individuale dhe kjo etikë është ajo e cila e prodhon këtë pushtet. Atëherë “drejtësia” bëhet monopol i më të fortit.

Kjo shembje e vlerave të moralit publik shfaqet për herë të parë duke iu kundërvënë individuales apo morales. Sepse e keqja gjithmonë është armike e së mirës, errësira e dritës etj. Atëherë pushteti universal përdhos sferën private të veprimtarisë.

Si pasojë e këtij konflikti etik-politk vie në shprehje qështja e “lirisë” së individit dhe shprehjes së mendimit. Kontrolli dhe monopoli shtetërorë burgos lirinë e shrehjes së lirë sepse kjo është ajo e cila e bën historinë dhe formon kulturën prej së cilave friksohet më së shumti pushteti despotik. Sepse historia i mban në mendë shembujtë e keqpërdorimit të pushtet dhe despotizmit.

Me burgosjen e fjalës së shkruar shteti nuk e burgos vetëm një “Njeri”, por burgos një “ide të njerëzimit” dhe një rrugë të qytetërimit sepse secili njeri ka sens të veqantë për art që e dallon nga njerëzit e tjerë.

Kanti thotë:”Trajtoje njerëzimin si qëllim dhe jo vetëm si mjet”, dhe vetëm në këtë formë arrinë të realizosh “Qenien Racionale”, e cila do të formonte “shoqërinë e virtytëshme”. Kanti bën një lidhje të ndërsjelltë të njeriut si individ dhe njerëzimit si ide. Asnjëra nuk mundë të realizohet pa tjetrën. Partikularja pa u shkrirë në universalën nuk mundë të arrijë plotninë. Dhe e gjitha kjo ngrihet mbi parimin e “lirisë”. Virtyti pa lirinë nuk mund të qëndrojë dhe liria pa moral është e mangët [Imanuel Kanti, “Themelimi i metafizikës së zakoneve shoqërore” seksioni 2.].

Pushtetet që synojnë drejtë totalitarizmit, nisen nga asgjësimi i rreziqeve eventuale dhe kjo fillon nga sfera e arsimit. Ngritja dhe vetëdijësimi i popullit bëhet përmes fjalës së shkruar dhe ligjërimit. Këtë e bëri diktatura Komuniste në Shqipëri. Instaloi në kurikulat e arsimit sistemim Marksist-Leninist dhe më pas nisi infiltrimin dhe indoktrinimin ideologjik. Sot edhe pas shumë vitesh Shqipëria përballet me këtë krizë intelektuale dhe fetare.

Gjithashu të njëjtën gjë bëri pushtuesi Sllavo-Serb në Kosovë. Me programin dhe letërsinë Serbe ai implikoi robërim ideologjik ndaj popullatës. Aq e vështirë është të diagnostifikohet ndikimi i ideologjisë Serbe, sa që shumë herë ata që flasin për shqiptarizëm mendojnë Serbisht, ose me Serbizma. Kjo është kontrolli ndaj arsimit dhe gjuhës së shkruar. Kjo është ajo që e bën “diktatorë” Serbinë.

Po çfarë mundë të thuhet për pushtetin me orientim shqiptarë-atdhetarë, i cili e ndalon fjalën shqipe ?, A e kalon diktaturën ?

Me këtë dëshmon se fillimisht kundërshton idenë e hershme të shenjtërisë së “Librit” në vetvete.
Së dyti shreh se është kundra fjalës shqipe dhe frymëzimit shqip.

Së treti atakon dhe sulomon ideologjikisht çdo student shqipfolës, i cili është njohur me botën për më shumë se dy dekada.

Së katërti, shrehë dobësinë dhe naivitetin politik i cili mundohet të krijojë qëndrushmëri politike duke asgjësuar “kundërshtarët imagjinarë” që ka krijuar imagjinata e tyre.

Së pesti shrehë frigën ndaj iluminimit dhe vetëdijës popullore, kundrejt keqpërdorimit të aparatit shtetërorë.

Së fundi mundë të themi se Ataku ndaj çdo institucioni të vlerave tregon edhe një herë se aristokracia despotike akoma funksionon përmes petkut të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-