Flamur Kasami përfaqëson Kosovën me leximin e Kur’anit në Iran

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Gjatë ditës së djeshme në qytetin Tahran të Iranit është mbajtur një manifestim i leximit-këndimit të Kur’anit, ku po marrin pjesë lexues nga vendet e ndryshme të botës. E në këtë manifestim po merrë pjesë edhe Republika e Kosovës me njërin ndër lexuesit më të mirë të saj Flamur Kasami.

Flamur Kasami i cili ka marrë pjesë në shumë programe të tilla si në Turqi ashtu edhe në shumë vende të tjera ka arritur që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në një garë të tillë.

“Sot gjatë leximit-kendimit te Kur’anit Famelartë ne zemër të IRANIT-Tahran
Jam duke e përfaqësuar Republiken e Kosovës InshaAllahu është i kënaqur me punën qe po e bejmë” ka shkurar Flamuri./Opoja.Net/

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




- Reklama-
- Reklama-