“Fluturojnë” çmimet në Kosovë, rëndohet jeta e qytetarëve

Opoja.net Opoja.net Kosova

30 copa ve, vjet në shtator kushtuan 1,95 cent. Sivjet 2,57 cent. Çmimi i kompletit është shtrenjtuar për 0.62 cent. Më të kushtueshme janë edhe produktet tjera si: qumështi e djathi.

Thënë ndryshe, vlera e të tri këtyre gjërave ushqimore është rritur për  7.7 % brenda një viti në treg, shtator 2020 – shtator 2021, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për të dy vitet.

Qytetarëve po u bie të paguajnë më shumë edhe për perime, këtë vit, sidomos për domate.

Përderisa në shtator të 2020-s për 1KG të kësaj perime paguanin 0.58 cent, tash për po të njëjtën sasi atyre po u duhet të nxjerrin nga xhepi, 1.06 cent. Më shumë po paguajnë edhe për një perime tjetër. Kilogrami i specave të pa djegës ka shkuar nga 1,01 sa ishte në 2020 në 1.29 cent në 2021.

Çmimi i këtyre dy perimeve dhe të tjerave në përgjithësi është ngritur për 19 %.

Shtrenjtim ka edhe tek vajrat dhe yndyrat ushqimore, 28,2%. E edhe te karburantet.

Për 32 cent është ngritur litri i naftës e për 34 ai i benzinës.

Lëndë tjetër djegëse që ka shënuar rritje në çmim është druri. Një metër po kushton 40 euro sivjet, përderisa vjet ishte pak mbi 37 sosh.

Për rritjen e mesatares prej 4,9 për qind të të gjitha produkteve të konsumit në muajin shtator 2021 krahasuar me atë 2020, i shqetësuar shprehet kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaçaniku.

“Qeveria do të duhet të ndikonte që të ndalonte disi ose të ngadalësohet  nuk kemi as ekonomi as politikë që do të munden të na ndihmojnë, ne duhet të bëhemi gati për një kohë të gjatë të ballafaqohemi me rritjen e çmimeve dhe të ballafaqohemi me këto rroga që janë të mjaftueshme për tu përball me këto ngritje të çmimeve”, u shpreh ai për Front Online.

Qytetarët po ankohen se çmimet në treg kanë shënuar shumë ngritje në muajt e fundit.

Qytetarja Mevlide Muslia ngritjen e çmimeve e sheh shumë të lartë dhe të tepërt.

“Përgjithësi tu filluar prej supës e deri në mishra mos të flasin përgjithësi janë çmimet e rritura, për neve është e tepërt për shkak pandemia punë ka pakë e çmimet janë shumë të larta”, tha Musliu.

Një qytetar tjetër ka hall më të madh.

Thotë se me këto çmimet nuk mund të mbijetojnë.

“100 euro pension i kam, çka me bo me 100 euro po ndoshta ndryshon diçka për të mirë se nuk mundemi kështu me jetuar” tha ky qytetar për Front Online.

E dikush tjetër thotë se familjet nevojtare nuk munden me i përballu këtë çmime dhe duhet të ketë ndihmë nga institucionet tona.

“Këto çmime janë të paarsyeshme marr parasysh se çfarë buxheti kanë familjet tona e masë rëndi e kanë ata që nuk e kanë kërkon të punësuar asnjë pension nuk e kanë si me ja dalë më ato çmimeve besoj që institucionet tona kanë me pas parasysh me ju dhëne ndihma këtyre familjeve nevojtare disi me i përballu këto”, thotë ky qytetar për Front Online.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-