Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Spanjës

Opoja.net Opoja.net Sport

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do zhvillojë sfidën ndaj Spanjës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror ‘Katar 2022’, shkruan Sinjali Sport.

Pas humbjes ndaj Suedisë, “Dardanët” synojnë këndelljen ‘Furisë së kuqe’, ndonëse një rezultat pozitiv duket vështirë i arritshëm.

Duke marrë parasysh kritikat dhe sulmin e frikshëm te Spanjës, pritet që përzgjedhësi Bernard Challandes të ndryshojë sistemin nga 4-2-3-1 në 5-3-2 (5-2-1-2).

Samir Ujkani pritet të jetë në stol, derisa debutimin me ekipin e parë ndaj Spanjës do ta këtë Betim Halimi.

Në ‘zemrën’ e mbrojtjes do jenë treshja Ibrahim Dresevic, Fidan Aliti dhe Betim Fazliji, derisa në krahë Leart Paqarada dhe Florent Hadergjonaj.

Mesfusha pritet të jetë e ndërtuar nga Hekuran Kryeziu, Bersant Celina dhe Idriz Voca, ky i fundit me shumë gjasa do jetë titullar sepse Valon Berisha sapo është shëruar nga lëndimi dhe tekniku zviceran nuk do ta rrezikojë duke e vendosur nga minuta e parë.

Ndërsa, dyshja qendërsulmuese do jetë Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.

Kështu do të duket ky formacion që ndoshta do ta befasojë Spanjën:

5-3-2: Ujkani; Vojvoda, Dresevic, Aliti, Fazliji, Hadërgjonaj; Kryeziu, Voca; Celina; Rashica, Muriqi.

/Gazeta Sinjali Sporti/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-