Delica do të festojë 55 vjetorin e saj në 2023, kur Mitsubishi planifikon të zgjerojë linjën e modelit me një version të vogël. I quajtur me të drejtë Delica Mini, furgoni i vogël dhe në formë të kutisë është duke u parë në disa imazhe zyrtare përpara debutimit të tij të planifikuar të zhvillohet në muajin janar në Tokio Auto Salon.
Duke qenë se kjo është vetëm një pamje paraprake, Mitsubishi është i paqartë në lidhje me specifikimet teknike. Megjithatë, ka të ngjarë të kemi të bëjmë me një version “kei” të makinës, një që duket se bazohet në eK-në më të fundit.
Marka japoneze thotë se vetura e saj e re Delica Mini ka 4WD dhe ne mund të dallojmë një distinktiv Hybrid në derën e pasme. Makina eK e gjeneratës së katërt ofrohet në Japoni me një motor të elektrizuar dhe me drejtim me të gjitha rrotat, raporton motor1, transmeton Telegrafi.
Mitsubishi premton se “vagoni i lehtë me super lartësi” do të jetë “i vogël por i fortë”. Në një mënyrë tipike të minibusit, Delica Minido të ketë një derë rrëshqitëse në mënyrë që hyrja brenda saj të jetë më e lehtë, e ngjashme me eK Space dhe Nissan Roox.
Delica Mini ka të ngjarë të ketë dimensione të ngjashme me eK, i cili është 3395 mm (133.7 inç) i gjatë, 1475 mm (58.1 inç) i gjerë dhe ka një bazë rrote me përmasa 2495 mm (98.2 inç). Në varësi të versionit, lartësia e eK varion nga 1640 në 1660 mm (64,6 në 65,4 inç).
Një zbulim i plotë për Delica Mini 2023 do të bëhet në mesin e muajit janar në Japoni gjatë eventit TAS 2023.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.