Fqinji i mirë vlen po aq sa shtëpia

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Fqinji i Ebu Hamza
es-Sukeriut donte ta shiste shtëpinë e tij, dhe për të caktoi çmimin 4 mijë dërhemë.

I thanë atij: “Shtëpia
juaj nuk vlen aq shumë!”

Kurse ai iu përgjigj
atyre: “Unë po kërkoj dy 2 mijë dërhemë për shtëpinë, kurse 2 mijë të
tjera, për shkak se ai që e blen shtëpinë time, do ta ketë fqinj (në lagje) njeriun
fisnik Ebu Hamza es-Sukeriun.”

Kur Ebu Hamza mori
vesh për këtë, ia dërgoi fqinjit të tij 4 mijë dërhemë dhe i tha të mos e shesë
shtëpinë, por të qëndrojë dhe të jetojë në të.

Në shqyrtimin e tij
të shkurtër të këtij rasti, në veprën e tij ‘Sijerul-‘alam en-nubela’, imam
Dhehebiu ka shkruar: “Ky Ebu Hamza nuk e kishte pseudonimin ‘es-Sukeri –  Sheqerli’, për shkak se bënte tregti me
sheqer, por ai u quajt kështu, për shkak të fjalëve të tij të këndshme dhe
sjelljeve shembullore.”

Le ta pyesim
vetveten në këto ditë të bekuara të muajit ramazan, si sillemi ne me fqinjët
tanë, dhe sa do të vlenim nëse ndonjëri prej tyre do të dëshironte ta shiste
shtëpinë e tij!

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-