Opoja.net

Fshati i kullosave dhe i ajrit të kristaltë

Lajme Opoja
Fshati i kullosave dhe i ajrit të kristaltë

Bedri Halimi, një intelektual, tregon se fshati Kuk ka një histori të lashtë dhe është një vend me ajër të pastër dhe shërues.

Fshati Kuk i Opojës shtrihet në rrëzë të Sharrit, në lartësin mbidetare 1150 m. Në formë të zgjatur lëshohet nga rrëzët e malit, ka fusha në drejtimin juglindje – veripërendim. Kryesisht është ngritur në tarracën fluro-graciale. Nëpër fshatë kalon lumi i Kukit. Sipas Bedri Halimit, pasuritë natyrore të Kukit janë kullosat malore, tokat fushore dhe ujërat. “Këtë vendbanim ndonëse nuk e gjejmë në dokumente të tjera, pa dyshim ky fshatë është mjaft i vjetër, por i fshehur pas ndonjërit nga emrat e vjetër të vendbanimit, që sot nuk u dihet lokaliteti. Sipas shënimeve të statistikave në vitin 1865 i kishte 45 shtëpi, rreth vitit 1879 i kishte 40 shtëpi, sipas regjistrimit të vitit 1913 kishte 563 banorë, në vitin 1918 kishte 60 shtëpi më 347 banorë shqiptarë, në vitin 1912 vetëm 62 shtëpi me 433 banorë, në vitin 1948 kishte 71 shtëpi më 640 banorë, në vitin 1953 kishte 83 shtëpi me 655 banorë, në vitin 1961 i kishte 79 shtëpi më 985 banorë, në vitin 1971 kishte 97 shtëpi më 985 banorë. Ndërsa në vitin 1991 i kishte 161 shtëpi me 1625 banorë. Fshati ka lidhje të mira rrugore, shkollën e plotë fillore, ambulancën “Nëna Tereza” disa dyqane tregetare e zejtare, për punimin e drurit, lëngjeve dhe prodhimin e kaloriferëve etj.” shprehet ai.

Ngritja e vetëdijes kulturore në Opojë

Në Kuk jetojnë 1750 banorë në 185 shtëpi. Për nga numëri i popullësisë dhe shtëpive është vendbanimi i tret në Opojë. Halimi shprehet se mëhallët që e përbejnë fshatin përputhen me fiset Kelaj, Durakaj, Velaj, Tafaj, Medaj, Hoxhaj, Pashtraj. Për Opojën nuk janë bërë studime e hulumtime shtreuese, ndaj edhe ka mbetur sot e kësaj dite një ndër trevat shqiptare më pak të njohura dhe të studiuara. Pikërisht për këtë arsyje, Sadik Mehmeti, punonjës shkencor në arkivin e Kosovës dhe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Isalme dhe në Fakultetin Filozofik në Universitetin “Hasan Prishtina”, duke qënë edhe vet i rritur e lindur në këtë trevë, i është qasur punës hulumtuese e studimore, e cila ka kulmuar me botimin e librit “Kontribute për historinë e Opojës”. “Kjo është një përpjekje për të sjellë të dhënat për disa ngjarje, personalitete e institucione të kësaj treve, kryesisht të shekullit XX, dhe është pa dyshim një libër me vlera të pakontestueshme historike për Opojën”, tregon profesori Mehmeti. E ashtuquajtura histori e fshehur, ajo që zhvillohet në margjinat e ngjrjeve të rëndesishme shoqerore, pas analizave të hollësishme dhe shumështresore, mund të tregojet si faktorë i rëndesishem në krijimin e disa parimeve të reja shoqërore.” Një nga njohurit më të rëndesishme, deri tek e cila mund të arrijmë në atë mënyrë, është për shëmbull kish ishin prijatarë për luftën për emancipimin fetar dhe ngritjen e vetëdijës kulturore dhe kombetare në Opojë, njërz të cilët çdo minutë të kohës së tyre e shfrytezuan për këtë qellim”.

Infrastruktura e realizuar në masë të konsiderueshme

Bedri Halimi është shprehur për “Kosova Sot” e që po e përcjellë “Opoja.net” se fshati ka shumë kurbetçinj dhe ky numër leviz vazhdimisht. “Kemi të punsuar në Gjermani, Austri, Itali, Zvicërr” tha ai. Halimi thekson se edhe për pika apo vende shënjuese janë edhe “Verri i Rrahës”, “Kroi i Leres” etj,. që kanë nga një histori në vete. Ai thotë se asfaltimi në këtë fshatë egziston, rrugët janë të kubëzuara, kurse infrastruktura është e realizuar në masë të konsiderueshme, por ka nevojë për renovim të rrjetit të ujësjellesit dhe rrugës së bjeshkës. Halimi thekson se në këtë fshatë njerzit merren me blegtori. Ai shprehet se dasmat e kanë ruajtur në mënyrë shumë autoktone të gjitha traditën.

Sot në Dragash tre të infektuar me Covid-19

Fari Kolloni

Dega e PDK-së në Dragash mban mbledhjen e rregullt të kryesisë

Fari Kolloni

Shaban Shabani: Dhuna në familje rrezikon paqen

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net