Opoja.net

Fshati Xërxe përmendet në defterët osmanë

Është ndër fshatrat që më së shumti ka shpërngulje të banorëve

Fshati Xërxë i Opojës gjendet 3- 4 km në verilindje të komunës së Sharrit. Është fshat tipik kodrinor-malor.

Me lartësinë mbidetare 1220 m është fshat i dytë pas Pllajnikut, që ka lartësinë më të madhe.

84
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

Shtrihet në shpatin jugor të Rrafshnaltës së Rudinës.

Fshati është i eksponuar jug-perëndimit. Lartësia e madhe mbidetare, klima e ftohtë malore, toka kodrinore, jo aq pjellore dhe deri vonë lidhjet e dobëta rrugore, kanë ndikuar në shpërnguljet e vazhdueshme të popullsisë.

Flitet se në kohën e viteve të thata shumë familje të Xërxës janë shpërngulur në Tetovë dhe në Xërxë të Prizrenit. “Përndryshe Xërxa është ndër fshatrat më me shumë familje të shpërngulura në deceniet e fundit.

Këto familje janë vendosur kryesisht në qytetin e Sharrit ishDragashit dhe në Prizren”, tregon për ” Kosova Sot” Dr. Nuridin Ahmeti.

Image

Fshati përmendet në defterët osmanë

Ahmeti thekson se një pjesë e konsiderueshme e banorëve janë shpërngulur në disa qytete të Kosovës, por pjesa më e madhe janë vendosur në komunën e Sharrit dhe në Prizren.

Studiuesi S. Gashi ofron dëshmi se Opoja si emër përmendet në vitet 1276-1281 në një shkresë të sundimtarit serb Dragutin, por në këtë studim duke analizuar, toponiminë nga secili fshat i trevës së Opojës, lë hapësirë që ky fshat të jetë përmendur edhe në këto vite e ndoshta si vendbanim do të ketë ekzistuar edhe më herët.

Më 1326 thuhet e ky fshat përmendet në dokumentet kishtare si Zerzovo.

Ndërsa sipas defterëve kadastralë osmanë të viteve 1571 dhe 1591, ky fshat na del me emrin Zirzova me 7- 9 familje. “Nga vitet 1865 e deri më 1991, numri shtëpive në këtë fshat varionte nga 25 deri më 42, kurse numri popullsisë nga 118 deri më 304 banorë ka pasur shënime “, tregon për gazetën Dr. Nuredini.

Në fshat, edhe sot ruhen monumente mbivarrore, të periudhës osmane, të cilat janë në gjuhën osmane me alfabet arab. Si Epitafi i Hoxhës, apo siç njihet ndryshe nga të moshuarit e fshatit “Vorri i Hoxhës”.

Ky monument mbivarror mban datën 1315/1898. Epitafi i Vaxhipit të birit të Mahmutit.

Ky gur u gjend në varrezat e fshatit Xërxe, në hyrje të fshatit, nga vendi i quajtur “Rudina” dhe mbanë datën 1897.

Image

Për çdo ditë vit thuajse ka shpërngulje

Sot ky fshat ka rreth 120 banorë , dhe afro 18 shtëpi. Për çdo vit thuajse ka shpërngulje për të kërkuar një jetë më të mirë. Kurbeti është mbijetesa e vetme e këtij fshati.

Xërxa është me një traditë të lashtë. Bedri Halimi shprehet për gazetën se ky fshat është ndër vendbanimet më të vjetra të Opojës. “Në afërsi të Xërxës deri vonë përmendet një mëhallë e quajtur Previsha.

Në regjistrimet kadastrale osmane të vitit 1571 hasim fshatin Prebiq, që është shumë i mundshme që emri i vjetër Previshës të ketë qenë Prebiq”. Xërxa ka shkollën fillore katërklasëshe. Mëhallët e Xërxës janë: Hysaj nga familjet Halimi, Bislimi, Sahiti e Zyberit.

Mahalla Ymeri nga familjet Beçiri e Rrahmani, Mëhalla e Ahmetit nga familjet Ahmeti e Selimi dhe Mëhalla e Poshtme nga familjet Batjari, Dauti dhe Jashari. Toponimet e Xërxës janë: Murrizë, Keredena, Klyshës, Dylarenëc, Cylerri, Shpallat, Tejat, Mirijat, Shtërmakës, Prrej, Shullane, Gollanc, Rudina, Ograde, Brija Thonës, Zidishta, Topilla, Sydereke. Guri Bardhë, Balta Dinit, Zabel, Gurra, Hurdhës.

Sipërfaqet bujqësore janë kryesisht kodrinore-malore. Arat kanë sipërfaqen 82 ha, livadhet 32 ha, kullosat 178 ha dhe pyjet 52 ha. Xërxja është fshat më i vjetër dhe ende atje ruhet tradita në formë tradicionale dhe që nga Iliria e lashtë.

(Kosova Sot)

Komuna e Dragashit ndan 100 bursa studimi

Opoja.net

Aksident trafiku në Dragash, 6 të lënduar

Opoja.net

Nga sot, Kosova dhe Shqipëria me pikë të re kufitare

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto