Ftesë njerëzimit !

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opinione

Kush do t’i shpëtojë fokat që ngordhin mes klithmash pas goditjesh së njëpasnjëshme në kokë që t’u merren lëkurët pa iu shpuar apo dëmtuar?

Kush do të pengojë që shtëpizave të milingonave t’u vihet flaka?

Kush do të ndalojë që fluturave t’u këputen flatrat, apo që macet dhe zogjtë të kthehen në shënjestër për të mësuar shtënien me armë?

Kush do t’u thotë: “Ndal!”, bajonetave që bënë vrima-vrima barqet e nënave shtatzëna në Bosnjë; praktikimit të të shtënit me pushkë mbi fëmijët apo shkatë- rrimit me tanke të shtëpive në Palestinë brenda të cilave banonin njerëz?

Kush do t’u japë fund burgjeve si Ebu Gurejbi dhe Guatanamoja?

Ndërsa në Afrikë mijëra fëmijë vdesin nga uria, në Amerikë mijëra të tjerë rrezikojnë jetën nga mbipesha, kush do t’i shpëtojë ata?

Kush do t’i shpëtojë nëpër gjithë botën të rinjtë me zemrat e shkatërruara nga anafora ku i ka shpënë droga, alkooli, dhuna dhe marrëdhëniet e jashtëligjshme seksuale?

Kush do t’i ndalë krimet e bëra në mitrat e nënave vetëm se nuk ekziston dëshira e të pasurit fëmijë apo sepse foshnja nuk i përket seksit që dëshirojnë të kenë prindërit?

Shekulli i XX të cilin Albert Kamy e pat cilësuar si “shekulli i krimit”, është mbi të gjitha edhe shekulli i krimeve të paramenduara dhe të planifikuara.

Edhe shekulli i XXI shkon me hapa gjigandë udhës së shekullit të mëparshëm, pa i lënë asgjë mangut.

Kush do të startojë një shekull te ri në emër të njerëzimit, paqes, dashurisë, më- shirës dhe dhembshurisë?

Muhamedi (a.s.)!

Pasuesit e Tij…

Njerëzit që i ndriçuan zemrat e tyre me dritën e Tij…

Ndjekësit e gjurmëve të Tij…

Ata të cilët thurën karakterin nga “stofi” i Tij…

Muhamedi (a.s.)! Mëshirë për njerëzimin…

I dërguar nga Mëshiruesi Allah…

I dërguar nga i Buti Allah (Rauf)…

I dërguar nga i Dashuri Allah (vedud)…

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të (Sallallahu alejhi ve sellem).

Autori: Kushtrim Guraj (Ky shkrim është i botuar vetëm në Portalin “Opoja.net”)

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-