Fundi i frenit të dorës?

Opoja.net Opoja.net Teknologji

Gjërat në auto industri me shpejtësi të madhe po ndryshojnë, e dëshmi janë frerët e dorës dhe ndërruesit manual, që çdo ditë e më shumë po shohim nga prodhuesit e veturave që po ndalin prodhimin e tyre.

Një studim i ri i realizuar nga CarGurus në Britani të Madhe, shpjegon më së miri se si funksionon tregu.

Vetëm 13 për qind e veturave të reja ofrojnë frenin e dorës, që do të thotë se mesatarisht një në nëntë vetura të reja janë të pajisura me frenin klasik të dorës, e tjerat kanë frenat elektrik për parkim, transmeton Telegrafi.

Markat si BMW apo Peugeot kanë hequr plotësisht nga përdorimi frenin e dorës, pasi është zëvendësuar me frenin elektrik për parkim.

Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, numri i veturave me frenat e dorës ka rënë më shumë se te një e treta.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-