Në fshat Kuk në komunën e Dragashit është organizuar një garë e madhe e përleshjes së qenve të Sharrit, ku kishte mbledhur qindra shikues.
Dy pronarët, i kanë përballur qentë kundër njëri tjetrit, ku fituesi do të fitonte një shumë të majme të të hollave, raporton indeksonline, përcjellë Opoja.net.
Këso lloj garash janë të ndaluara në Republikën e Kosovës, ku nuk ka pasur ndonjë reagim nga policia apo inspektorati.
Vlen të theksohet se organizatorët nuk i kanë lejuar shikuesit që të bëjne video incizime, mirëpo disa e kanë bërë këtë në fshehtësi.
Në këtë rajon shpesh herë organizohen përleshje të qenve, mirëpo deri tani nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e tyre.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.