Gazeta e madhe gjermane shkruan për skandalin e Serbisë, konfirmon hetimin e FIFA-s

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Gazeta e madhe gjermane sportbuzzer.de i ka kushtuar një shkrim të gjatë skandalit të Serbisë derisa ka konfirmuar hetimin nga FIFA pas ankesës që bëri Federata e Futbollit e Kosovës.

“Federata e Futbollit të Botës FIFA ka nisur hetimet kundër Serbisë. Siç shihet në foto, një flamur nacionalist i varur në dhomën e zhveshjes së Serbisë gjatë ndeshjes së Kupës së Botës kundër Brazilit. Ai tregon skicën e Kosovës së pavarur me ngjyrat kombëtare serbe”, ka shkruar gazeta gjermane duke cituar më pas FFK-në, transmeton Demokracia.com

“FFK-ja dënon fuqishëm veprimet agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës në Kupën e Botës 2022”, ka shkruar FFK në Tëitter. “Kupa e Botës është një ngjarje gëzimi dhe uniteti, ajo duhet të dërgojë mesazhe shprese dhe paqeje, jo mesazhe urrejtjeje. Ne i bëjmë thirrje FIFA-s të marrë masa kundër veprimeve të tilla.”

“Republika e Kosovës shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Shumica e të gjitha shteteve e njohin këtë shtet. Megjithatë, serbët vazhdojnë ta konsiderojnë Kosovën si pjesë të vendit të tyre. Flamuri me mbishkrimin “Kurrë mos u dorëzo” u shfaq edhe nga disa tifozë serbë në stadium gjatë ndeshjes së parë të Kupës së Botës kundër Brazilit (0:2).

Fotoja mesa duket është bërë në dhomën e zhveshjes para ndeshjes së Brazilit. Asnjë lojtar nuk mund të shihet në të, por flamuri është i varur mbi bluzat dhe dollapët e mbrojtësit Milos Veljkovic (Ëerder Bremen) dhe mesfushorit Andrija Zivkovic (PAOK Saloniki”, ka shkruar ky portal i cili ka konfirmuar që Serbinë  epret një dënim i madh. /Demokracia.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-