“Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet”. “Ambiciet për “Serbinë e Madhe”, vazhdojnë”.
Janë vetëm disa prej konkluzioneve të artikullit me titull “Si mund ta parandalojë BE-ja Serbinë e Madhe me disa qindra ushtarë”, të autorit Alexander Rothert të publikuar në gazetën Neue Zurcher Zeitung.
Në artikull theksohet se presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, po tenton të krijojë forca ushtarake paralele.
Sipas autorit, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, po bën përpjekje për ta realizuar projektin e nisur nga paraardhësi i tij Sllobodan Millosheviq.
Rothert thotë se projekti mbështetet në presidentin e Rusisë Vladimir Putini, të njohur si “Bota Ruse”, dhe tani quhet “Bota Serbe”.
Në artikull shkruan se protagonisti kryesor i realizimit të projektit është shefi i shërbimit inteligjent serb, Aleksandar Vulin.
Ky i fundit, është sanksionuar nga SHBA-ja për shkak të besnikërisë ndaj Moskës, së bashku me liderin serbëve të BeH, Millorad Dodik.
Vulin dhe Dodik, kishin marrë pjesë në një “forum sigurie” në Rusi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.