Gazetarja ukrainase që po qëndron në Kosovë: Turp që ende s’ua kemi njohur pavarësinë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Që nga fillimi i pushtimi rus në Ukrainë më 24 shkurt, miliona rusë kanë lënë shtëpitë e tyre duke kërkuar strehim në shtetet evropiane e të tjera.

Gazetarja, Olena Solodovnikova, që po qëndron në Kosovë, në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se për Kosovën kishte ndëgjuar edhe më herët dhe se është ambientuar me qëndrimin këtu.

Solodovnikova me gjithë mikpritjen thotë se i vjen turp që Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Kjo është e turpshme për ne që ende se kemi njohur pavarësinë e Kosovës”.

Madje, Solodovnikova thotë se është e papranueshme të bëhet krahasimi i Kosovës me rajonet e aneksuara ukrainase nga Rusia.

“Dhe me besoni se është e papranueshme të paktën për mua kur bëhet krahasimi i Kosovës me rajonet e aneksuara nga Rusia. Nuk është situata e njëjtë, dallon shumë situata me referendumet e rremë që mbahen atje dhe mënyrën se si është pavarësuar Kosova”.

Në Kosovë deri më tani janë strehuar nëntë gazetarë ukrainas në kuadër të programit të European Centre for Press and Media Freedom ECPMF “Journalists in Residence – Kosovo” – i cili mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-