Gjendet e vdekur një grua në objektin përcjellës të shtëpisë në Prizren

Opoja.net Opoja.net Kronika

Prizren- Policia e Kosovës (PK) njofton se është raportuar që në objektin përcjellës të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete një grua, në Prizren.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 10:30, ndërsa është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Raportohet se në objektin përcjellës të shtëpisë është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. /BetimipërDrejtësi

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




- Reklama-
- Reklama-
Merr lajmet me njoftim OK Jo faleminderit