Opoja.net

Gjendet një burrë i vdekur në rrugë në një fshat të Prizrenit

Një burrë është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës në fshatin Nashec të Prizrenit. Rasti nga Policia po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pushkë gjuetie me një fishekë, një gëzhojë, katër sfera metalike dhe një telefon celular.

“Fsh. Nashec, Prizren 17.05.2021-NN. Është raportuar se në rrugë është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor ku dhe është konfirmuar vdekja  e viktimës ndërsa është gjetur edhe një pushkë gjuetie me një fishekë, një  gëzhojë,  katër sfera metalike dhe një telefon celular. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës  është dërguar në IML për obduksion.  Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia./OpojaNet/

Zhduket një e mitur në Prizren

Opoja.net

Lëndohet rëndë një fëmijë në këndin e lojërave në Vërmicë

Opoja.net

Prizren/ I vidhet vetura në oborrin e shtëpisë

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net