Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Opoja.net Opoja.net Kronika

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e 31 gushtit, rreth orës 22:30, në rrugën “Haxhi Zyba”, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Një burim i Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prizren ka bërë të ditur se e ndjera është gjetur në shtëpinë e saj.

Ky burim i tha Sinjalit se prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i bëhet autopsia, për të kuptuar shkakun e vdekjes.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-