Gjendja e dy personave që u plagosën nga polici në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

Mbrëmjen e sotme dy persona u plagosën nga polici Fadil Kadriaj në Glloboqicë të Dragashit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi ekskluzivisht se polici u suspendua dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë, derisa të dy të plagosurit u dërguan për trajtim mjekësor.

Mjeku kujdestar në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti ka treguar se ku janë plagosur ata.

“Rreth orës 17:40 në Qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit janë pranuar dy të plagosur me armë zjarri. Pasi janë kryer ekzaminimet e nevojshme në Emergjencë pacientët në konsultim me kirurgun kujdestar, përkatësisht ortopedin, janë pranuar për tretman të mëtutjeshëm në spital. Trajtimi i tyre ende vazhdon në repartet përkatëse. Njëri prej pacientëve i ka plagët në regjionin e barkut, derisa tjetri në regjionin e kofshës së djathtë”, tha ai për klankosova.

Ai ka konfirmuar se të dy të plagosurit i janë nënshtruar operimeve dhe tani janë në gjendje stabile.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-