Opoja.net

Gjermania del kundër ShBA-së: Besimi ka humbur, s’do të kthehet lehtë

Gjermania iu bashkua Francës të martën në kritikat kundër Shteteve të Bashkuara, të cilat i akuzuan për bisedime sekrete për nënshkrimin e paktit të sigurisë me Australinë e Britaninë, duke ia humbur Parisit marrëveshjen miliardëshe për nëndetëset.

Ministri gjerman për Çështje Evropiane, Michael Roth, në kohën e takimit me homologët e tij në Bruksel para gazetarëve deklaroi: “Ne nuk mund të varemi ekskluzivisht nga të tjerët, por duhet të bashkëpunojmë dhe duhet t’i tejkalojmë dallimet e të flasim me një zë

58
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

“Të gjithë duhet të ulemi në një tavolinë, besimi i humbur duhet të rindërtohet dhe kjo qartazi nuk do të jetë e lehtë, por ne duam të japim një kontribut konstruktiv”, shtoi ai, shkruan Reuters.

Përplasja e BE-së me Shtetet e Bashkuara ka të bëjë me marrëveshjen që Australia ka bërë me ShBA-në e Britaninë për prodhimin e nëndetëseve me energji bërthamore. Australia kishte marrëveshje për këtë qëllim me Francën, por hoqi dorë prej saj pas disa ankesave.

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se ai dëshiron të dijë se pse vendi i tij është lënë tërësisht në errësirë. Raportohet se për paktin e ri nuk është konsultuar as kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, pavarësisht lidhjeve të ngushta historike, kulturore e ekonomike mes Evropës, Australisë e ShBA-së.

Mosmarrëveshja i ka vënë në pikëpyetje edhe bisedimet për tregti të lirë mes Bashkimit Evropian e Australisë. Rundi i ardhshëm është planifikuar për muajin tetor, por nuk dihet nëse do të vazhdojnë bisedimet.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto